Home / Sport / Milan-Barça, finalja e parakohshme në Champions

Milan-Barça, finalja e parakohshme në Champions

Dëshira e Mishel Platini për të patur një finale të Ligës së Kampioneve Real Madrid-Barcelona, mund të bëhet realitet, gjithmonë nëse dy klubet arrijnë deri në ndeshjen që luhet në Mynih.

Shorti i hedhur të premten ka evituar një përplasje të mundshme mes dy gjigandëve spanjollë si në çerekfinalet e turneut, ashtu edhe në gjysmëfinale, me të vetmen mundësi atë të takimit në finalen e 19 majit.

Real Madrid mori kundërshtarin që të gjithë dëshironin, APOEL Nikosinë, ndërsa Barcelona do të ketë padyshim sfidën më të vështirë përballë italianëve të Milan.

E vetmja skuadër angleze që ka mbetur në garë, Çelsi, do të vihet përballë portugezëve të Benfikës, ndërsa çerekfinalja e katërt do të dhurojë një përballje mes Marsejës dhe Bajern Mynihut.

Ndërkohë, në gjysmëfinale, fituesi i çifti APOEL-Real Madrid do të përplaset me fituesin e çiftit Marsejë-Bajern Mynih. Ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të vërë përballë fituesin e çiftit Milan-Barcelona, me fituesin e çiftit Benfika-Çelsi.

Çerekfinalet
27/28 mars dhe 3/4 prill
APOEL-Real Madrid
Marsejë-Bajern Mynih
Benfika-Çelsi
Milan-Barcelona

Gjysëmfinalet
17/18 prill dhe 24/25 prill
Marsejë/Bajern Mynih- APOEL/Real Madrid
Benfika/Çelsi-Milan/Barcelona

Finalja
19 maj në Mynih

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *