Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Bejta shfuqizoi vendimin e Inspektoratit për shkollat e Çairit

Ministri Bejta shfuqizoi vendimin e Inspektoratit për shkollat e Çairit

7 mars-“Një fakt shumë i rëndësishëm që këtë vendim e bënë edhe më të fuqishëm dhe asnjë vendim nuk mund ta bëjë të pavlefshëm vendimin e Këshillit të Komunës së Çairit dhe aktvendimin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale është fakti se ndërrimi i emrave të shkollave është bërë në përputhshmëri me ligjin, është vullnet i të gjitha këshillave të shkollave, prindërve të nxënësve. Këto shkolla do t’i mbajnë emrat e ri të shkollave Ismail Qmaili, Hasan Prishtina, Imri Elezi dhe Jashar Beu Shkupi, të cilat i ka miratuar Këshilli i Komunës së Çairit. Poashtu duhet të kemi parasysh se ne jetojmë në demokraci dhe jemi duke e zhvilluar procesin e decentralizimit në vendin tonë”, deklaroi ministri Bejta.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, në konferencën për mjetet e informimit e publikoi Aktvendimin lidhur me ankesën e parashtruar nga Komuna e Çairit, për aktvendimin e Inspektoratit Shtetëror të Vetëqeverisjes Lokale.

Ministri Bejta tha se me këtë Aktvendim pranohet ankesa e Komunës dhe Këshillit të Komunës së Çairit dhe e shfuqizoi Aktvendimet e Inspektoratit Shtetëror të Vetëqeverisjes Lokale.

“Pas shqyrtimit të gjithë procedurës, materialeve të dorëzuara nga ana e Komunës së Çairit dhe Këshillit Komunal të Çairit, ankesa e Komunës së Çairit pranohet dhe ka bazë ligjore, kurse aktvendimet e Inspektoratit Shtetëror të Vetëqeverisjes Lokale shfuqizohen. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale konstaton se Vendimet e miratuara nga Këshilli i Komunës së Çairit, të cilat janë miratuar më datë 27.01.2012, janë tërësisht në pajtueshmëri me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës së Çairit dhe Rregulloren për punë të Komunës së Çairit”, theksoi ministri Bejta.

Ai gjithashtu tha se vendimi i Këshillit të Komunës së Çairit, është si vullnet i prindërve të nxënësve dhe i këshillave të shkollave.

“Një fakt shumë i rëndësishëm që këtë vendim e bënë edhe më të fuqishëm dhe asnjë vendim nuk mund ta bëjë të pavlefshëm vendimin e Këshillit të Komunës së Çairit dhe aktvendimin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale është fakti se ndërrimi i emrave të shkollave është bërë në përputhshmëri me ligjin, është vullnet i të gjitha këshillave të shkollave, prindërve të nxënësve. Këto shkolla do t’i mbajnë emrat e ri të shkollave Ismail Qmaili, Hasan Prishtina, Imri Elezi dhe Jashar Beu Shkupi, të cilat i ka miratuar Këshilli i Komunës së Çairit. Poashtu duhet të kemi parasysh se ne jetojmë në demokraci dhe jemi duke e zhvilluar procesin e decentralizimit në vendin tonë”, deklaroi ministri Bejta.

I pyetur nga gazetarët se a mund të bëjë ndonjë problem Ministria e Arsimit, ministri Nevzat Bejta tha se ndërrimi i emrave të shkollave nuk bëhet për herë të parë në Komunën e Çairit dhe se emra te shkollave janë nderuar edhe ne me komunave tjera. Ai tha se nuk beson se dikush mund të bëjë ndonjë problem, qoftë edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *