Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Bejta u takua me ambasadorin e Kroacisë në vend, Zllatko Kramariq

Ministri Bejta u takua me ambasadorin e Kroacisë në vend, Zllatko Kramariq

22 mars-Ambasadori Kramariç e ftoi ministrin Bejta për një vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku njëherit do të zhvillohej një takim me ministrin e Administrimit të Republikës së Kroacisë dhe do të vizitohej ndonjë komunë dhe rajon i këtij vendi.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale i Republikës së Maqedonisë Nevzat Bejta sot u takua me ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, Zllatko Kramariç, me ç’rast u bisedua për vendosjen e bashkëpunimit midis Msë Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministrisë së Administrimit të Kroacisë, këmbimin e përvojave nga bashkëpunimi ndërkufitar, zbatimin e ligjit për zhvillim të barabartë të regjioneve dhe tema që kanë të bëjnë me sferën e decentralizimit.

Ambasadori Kramariç e ftoi ministrin Bejta për një vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku njëherit do të zhvillohej një takim me ministrin e Administrimit të Republikës së Kroacisë dhe do të vizitohej ndonjë komunë dhe rajon i këtij vendi.

Kramariç vizitën e ardhshme që ministri Bejta planifikoj ta realizojë në Kroaci, e vlerësoj si të rëndësishme dhe mund të jetë një këmbim i përvojave që janë më rëndësi të veçantë për Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *