Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Ristovski i vizitoi familjet Zendeli, të cilët në zjarr i humbën shtëpitë

Ministri Ristovski i vizitoi familjet Zendeli, të cilët në zjarr i humbën shtëpitë

27 mars-“Pas përfundimit të ekspertizës dhe marrjes së raportit nga ekipet profesionale të policisë për shkaqet e vënies së zjarrit do t’u ndihmojnë në pajtim me mundësitë dhe t’i aftësojnë objektet. Bëhet fjalë për një fatkeqësi, por ne si institucione duhet t’u ndihmojmë”, deklaroi ministri Ristovski.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski në shoqëri të përfaqësuesve të Kryqit të Kuq të Maqedonisë sot i vizitoi familjet Zendeli, të cilët në stihinë e zjarrit dje i humbën shtëpitë e tyre dhe tërë orenditë.

Pas zjarrit të djeshëm, në të cilin tërësisht janë djegur pesë objekte banimi, theksoi Ristovski, secilës familje do t’u ndahet konform ligjit maksimumin prej 30 mijë denarëve ndihmë e fillestare.

“Pas përfundimit të ekspertizës dhe marrjes së raportit nga ekipet profesionale të policisë për shkaqet e vënies së zjarrit do t’u ndihmojnë në pajtim me mundësitë dhe t’i aftësojnë objektet. Bëhet fjalë për një fatkeqësi, por ne si institucione duhet t’u ndihmojmë”, deklaroi ministri Ristovski.

Suzana Paunovska-Tuneva, nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë informoi se në ndihmën fillestare ka 10 pako familjare me ushqim, 10 pako me mjete higjienike, 21 batanije, komplete të kuzhinës, si dhe pajisje ndihmëse për mbulimin e objekteve.

“Organizata jonë në Tetovë do të vazhdojë që ta ndjekë gjendjen edhe pas vlerësimit shtesë, në javën e ardhshme do të dërgojmë edhe gjithçka tjetër që u është e nevojshme”, tha Tuneva.

Dy prej vëllezërve Asan dhe Ekrem Zendeli theksuan se janë të kënaqur nga ndihma e dërguar, duke thënë se kjo është ndihma e parë që e kanë marrë pas zjarrit të djeshëm, në të cilin kanë humbur gjithçka që kanë pasur.

Në lidhje të pozicionit të fëmijëve, ministri Ristovski tha se ata mund në mënyrë institucionale të kujdesen, por për këtë familjet duhet vetë të vendosin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *