Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Todorov i kënaqur nga funksionimi i Klinikës spitalore në Tetovë

Ministri Todorov i kënaqur nga funksionimi i Klinikës spitalore në Tetovë

26 mars-Në lidhje me ndërtimin e qendrës së re të diagnostikimit urgjent në suaza të spitalit Todorov theksoi se sipas marrëveshjes me ndërtuesin, i cili duhet të lëshohet në përdorim deri në fund të majit kur duhet të funksionojnë edhe pajisjet më bashkëkohore si tomografia dhe rezonanca magnetike.

Ministri i Shënderësisë Nikolla Todorov sot në Klinikën spitalore në Tetovë, vizitoi më shumë reparte të bllokut Internist si dhe qendrën e diagnosifkimit urgjent i cili është në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Ai shprehu kënaqësi për punën e klinikës spitalore e cila, siç tha, sipas të dhënave, siguron rreth 950 mijë shërbime mjekësore në nivel vjetor me 50 për qind të shfrytëzimit të kapaciteteve.

Nga drejtori i Klinikës spitalore të Tetovës Florin Besimi, ministri Todorov u njoftua me situatën momentale dhe shërbimet që u ofrojnë pacientëve nga rajoni i gjerë i Tetovës. Sipas Todorovit, menaxheri tetovar është një nga më të mirët në institucionet e shëndetësisë publike.

Todorv deklaroi se Klinika spitalore në Tetovë është institucioni i tretë publik të cilin ai edhe ekipi i tij e vizitojnë në periudhën e kaluar, ndërsa qëllimi është të binden në aftësitë e menaxhimit të spitaleve në zbatimin e metodës të ashtuquajtur kajzen në punë e tyre të përditshme gjegjësisht tejkalimin më të lehtë të problemeve që paraqiten si dhe lehtësimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit të tyre me Ministrinë.

Në lidhje me ndërtimin e qendrës së re të diagnostikimit urgjent në suaza të spitalit Todorov theksoi se sipas marrëveshjes me ndërtuesin, i cili duhet të lëshohet në përdorim deri në fund të majit kur duhet të funksionojnë edhe pajisjet më bashkëkohore si tomografia dhe rezonanca magnetike.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth kuadrove të nevojshme për punën dhe aparaturë, Todorv përmendi se në Shkup a kuadër të shkëlqyeshëm për këtë aparaturë, si për shembull profesorin Vraçkovski i cili sipas tij, është plotësisht në disponim për trajnimin e personaliet mjekësor për përdorimin e pajisjeve.

Ne, potencoi Todorov, tani bëjmë përpjekje të mëdha në tejkalimin e situatës për investim në kuadrin njerëzor në 20 vitet kaluara.

Për nesër ministri Todorov paralajmëroi vazhdimin e vizitë në klinikën spitalore të Tetovës dhe kontrollin e blloqeve tjera të saj mjekësore dhe të reparteve.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *