Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Todorov për vizitë pesëditore pune në Spitalin e Tetovës

Ministri Todorov për vizitë pesëditore pune në Spitalin e Tetovës

20 mars-Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, vizita është në kuadër të projektit katërvjeçar për lloj të këtillë të vizitave të punës në entet publike shëndetësore me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të mikro nivelit dhe marrjes së shërbimeve më cilësore shëndetësore si dhe gjetjes së zgjidhjeve adekuate, në pajtim me problemet specifike të çdo spitali.

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov nga e hëna po qëndron për vizitë pesëditore pune në Spitalin klinik të Tetovës.

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, vizita është në kuadër të projektit katërvjeçar për lloj të këtillë të vizitave të punës në entet publike shëndetësore me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të mikro nivelit dhe marrjes së shërbimeve më cilësore shëndetësore si dhe gjetjes së zgjidhjeve adekuate, në pajtim me problemet specifike të çdo spitali.

Gjatë kasaj vizite, si edhe javën e kaluar, tashmë janë filluar aktivitetet për analizimin e gjendjes së këtij enti shëndetësor, me qëllim të detektimit sa më të suksesshëm të problemeve në spitalin e Tetovës dhe përgatitjen e propozim vendimeve për tejkalimin e tyre më të shpejtë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *