Home / Sport / Miqësoret e kombëtareve, bien gjigandët

Miqësoret e kombëtareve, bien gjigandët

Ndeshjet miqësore të kombëtareve të ndryshme kanë sjellë rezultate mjaft të papritura, pasi shumë prej ekipeve të mëdha janë mundur duke luajtur në shtëpinë e tyre.

Surpriza më e madhe e natës ka qenë padyshim fitorja e SHBA në fushën e Italisë, me rezultatin 1-0. Ndonëse italianët kanë kontrolluar pjesën më të madhe të lojës, ata janë dorëzuar para amerikanëve të drejtuar nga Jurgen Klinsman që kanë gjetur golin në pjesën e dytë të neshjes me Dempsi.

Një ndeshje entuziazmuese ka qenë ajo mes Gjermanisë dhe Francës ku vendasit ishin padyshim favoritë, duke parë edhe statustin që kanë si pretendentë për të fituar Euro 2012. Por francezët e drejtuar nga Blank kanë maksimizuar rastet e krijuara duke shënuar me Zhirud dhe Malouda. Kakau shënoi për Gjermaninë por vetëm në minutën e 90-të, kur ishte tepër vonë për të synuar një përmbysje.

Ndeshja më e bukur e natës ka qenë ajo mes Anglisë dhe Holandës, luajtur në “Uembli” para 75 mijë spektatorëve. Holandezët kanë shënuar dy herë në minutat 57 dhe 58 me Roben e Huntelar dhe deri në minutat e fundit dukej se po shkonin drejt një rezultati bindës. Por Kahill në minutën e 85-të dhe Jang në minutën e 90-të kanë vënë barazpeshën për anglezët që kanë kërkuar me ngulm të përmbysnin rezultatin. Megjithatë, “Uemblin” e ka pllakosur heshtja në minutën e 92-të të takimit, kur Arjen Roben ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës duke i dhënë fitoren 3-2 Holandës në këtë supersfidë.

Për t’u shënuar në miqësoret e djeshme janë golat “shqiptarë’ të Xherdan Shaqirit në humbjen 3-1 të Zvicrës përballë Argjentinës (tregolësh i Mesit), si dhe ai i Ferhan Hasanit në humbjen 2-1 të Maqedonisë përballë Luksemburgut. (LajmeShqip.com)

Rezultatet
Zelanda e Re-Xhamajka 2-3
Filipine-Malajzi 1-1
Hong Kong-Tajvan 5-1
Azerbajxhan-Palestinë 0-2
Letoni-Kazakistan 0-0
Qipro-Serbi 0-0
Gjeorgji-Shqipëri 1-2
Moldavi-Bjellorusi 0-0
Armeni-Kanada 3-1
Hungari-Bullgari 1-1
Izrael-Ukrainë 2-3
Mali i Zi-Islandë 2-1
Tunizi-Peru 1-1
Luksemburg-Maqedoni 2-1
Maltë-Lihtenshtein 2-1
Turqi-Sllovaki 1-2
Rumani-Uruguai 1-1
Afrikë e Jugut-Senegal 0-0
Danimarkë-Rusi 0-2
Marok-Burkina Faso 2-0
Austri-Finlandë 3-1
Kroaci-Suedi 1-3
Greqi-Belgjikë 1-1
Zvicër-Argjentinë 1-3
Itali-SHBA 0-1
Irlandë V.-Norvegji 0-3
Poloni-Portugali 0-0
Irlandë-Çeki 1-1
Slloveni-Skoci 1-1
Uells-Kosta Rikë 0-1
Gjermani-Francë 1-2
Angli-Holandë 2-3
Spanjë-Venezuelë 5-0

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *