Home / Sport / Mjeku i Vardarit ndihmon tifozin e Shkëndijës

Mjeku i Vardarit ndihmon tifozin e Shkëndijës

Lëvdatë të madhe meriton mjeku i skuadrës së Vardarit, dr. Kole Nedelkovski i cili pa u kujtuar u ngjit në tribunë duke i dhënë tifozit ndihmën e parë sëbashku me mjekun e Shkëndijës dr. Habil Bexhetin.

Situatë paniku u krijua në tribuna gjatë pjesës së dytë të takimit Shkëndija-Vardari, kur nga tifozët kërkohej ndihmë për një djalosh, gjendja e të cilit ishte keqësuar në ato momente. Të frikësuar se mund të ndodhë më e keqja të gjithë kërkuan ndihmën e mjekëve, ndërsa situata u rëndua për arsye se dyert e tribunave ishin të mbyllura, dhe ishte e pamundshme që të arrihet deri tek tifozi i sëmurë. Këtu lëvdatë të madhe meriton mjeku i skuadrës së Vardarit, Kole Nedelkovski i cili pa u kujtuar u ngjit në tribunë duke i dhënë tifozit ndihmën e parë sëbashku me mjekun e Shkëndijës dr. Habil Bexhetin. Pasi arritën ta kthejnë tifozin në gjendje më të mirë i njëjti i transferua në spital, ndërsa mjekët i’u kthyen punës së tyre në terren.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *