Home / Sport / Murinjo: APOEL i meritoi çerekfinalet

Murinjo: APOEL i meritoi çerekfinalet

Pas thuajse një jave heshtje për shkak të polemikave në kampionat, Zhoze Murinjo është kthyer të flasë, por këtë radhë për Ligën e Kampioneve, ku Reali i tij është përballë qipriotëve të APOEL.

“Duhet të respektojmë APOEL, kanë bërë një Champions fantastike dhe e meritojnë të jenë këtu. Kanë një grup të mirë që është më i rëndësishëm sesa cilësia individuale e lojtarëve”.

“Në këtë sport, gjithçka është mundur, duhet të jetë një leksion për të gjithë. Falënderoj njerëzit e Qipros për mbështetjen ndaj klubit tonë”, tha ai duke iu referuar pritjes së jashtëzakonshme që i kanë bërë kësaj skuadre në momentin e mbërritjes në Nikosia.

“Jemi favoritë, nuk mund ta mohojmë. Reali dhe APOEL nuk mund të krahasohen, por i respektoj shumë, kemi studiuar evoluimin e tyre. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Virtyti më i madh i APOEL është se janë një skuadër e ekuilibruar, gjë që për mua është një gjë shumë e rëndësishme në futboll”.

“Do të jetë e vështirë që të sigurojmë kualifikimin që nesër, mjafton të mendosh për CSKA. Shpresoj që pas ndeshjes të flitet për lojtarët dhe jo për gjyqtarët”, delaroi Zhoze Murinjo.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *