Home / Lajme / Maqedoni / Musa Xhaferi: Kosova të meret me veriun jo me Maqedoninë

Musa Xhaferi: Kosova të meret me veriun jo me Maqedoninë

25 mars-Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk e di se kujt i referohet zëvendëskryeministri Xhaferi, por ka theksuar se LDK –ja e ka përkrahur gjithnjë implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është kusht për arritjen e stabilitetit në Maqedoni dhe rajon

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, ka akuzuar klasën politike të Kosovës se reagimet për situatën politike në Maqedoni po vijnë si pasojë e frustrimeve të brendshme, të cilat pastaj po i nxisin shqiptarët në Maqedoni.

Xhaferi i ka sugjeruar klasës politike në Kosovë që të merret me veriun dhe me çështje të tjera të brendshme, raporton KTV-ja.

Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk e di se kujt i referohet zëvendëskryeministri Xhaferi, por ka theksuar se LDK –ja e ka përkrahur gjithnjë implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është kusht për arritjen e stabilitetit në Maqedoni dhe rajon, transmeton Koha.neti.

Deputeti i “Vetëvendosjes”, Liburn Aliu ka thënë se është e drejtë legjitime që shqiptarët në Maqedoni të organizohen për t’i mbrojtur të drejtat e tyre.

KTV-ja raporton se ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, por ai nuk ka dashur të japë përgjigje. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *