Home / Sport / Mustafi: “Të mos keqpërdoret emri im”

Mustafi: “Të mos keqpërdoret emri im”

“Gjithçka që u tha rreth rrikthimit tim është e vërtetë. Dij se në kuvend u vendos të kthehem dhe duhej të ulemi të pastrojmë disa paqartësi me drejtuesit e klubit dhe pa problem unë t’i bashkohem grupit në seancat stërvitore. Mirëpo pas takimit që pata me drejtuesit e Shkëndijës edhe pse pritja të pastrohet problem dhe të më thërasin të vazhdoj në skuadër, në opinion vazhduan të fliten të pavërteta që më hidhërojnë edhe më shumë”, sqaron situatën e krijuar Nebi Mustafi.

Vazhdon paqartësia rreth rrikthimit të Nebi Mustafit në taborin e Shkëndijës së Tetovës dhe për momentin kjo situatë duket e pazgjidhshme. Pas turbulencave të javës së kaluar në kryesinë e kampionëve në fuqi, me vendim të Kuvendit të klubit u mbështet ideja që Mustafi të kthehet në skuadër. Pasi vetë futbollisti tregoi interesim të kthehet, u duk se pas një bisede konsultative me drejtuesit e klubit Mustafin do ta shihnim në paetkun ‘kuqezi’, megjithatë kjo gjë vazhdon të mos ndodhë dhe për momentin kapiteni historik i Shkëndijës është jashta skuadrës me të cilën bëri historinë. “Gjithçka që u tha rreth rrikthimit tim është e vërtetë. Dij se në kuvend u vendos të kthehem dhe duhej të ulemi të pastrojmë disa paqartësi me drejtuesit e klubit dhe pa problem unë t’i bashkohem grupit në seancat stërvitore. Mirëpo pas takimit që pata me drejtuesit e Shkëndijës edhe pse pritja të pastrohet problem dhe të më thërasin të vazhdoj në skuadër, në opinion vazhduan të fliten të pavërteta që më hidhërojnë edhe më shumë”, sqaron situatën e krijuar Nebi Mustafi, i cili duke kërkuar të mos keqpërdoret emri i tij, zbulon se për çka në fakt bëhet fjalë. “Sinqerisht i porosis të gjithë që të mos keqpërdorin emrin tim. Unë dua të kthehem në ekip, por me situatë të qartë. Jam i vetmi futbollist të cilit drejtuesit nuk i’a kanë paguar të gjitha rrogat mujore, e mos të flasim gjëra tjera për të cilat s’dua të flas. Unë vetëm kërkova të më paguhet borxhi dhe deri në fund të vazhdojnë të më japin në rregull atë që më takon sipas marrëveshjes paraprake. As më pak e as më shumë se kjo s’kam kërkuar, ndërsa ndëgjoj se flitet se paskam pretenduar pasuri të plotë, e kështu me rradhë. Unë e dua Shkëndijës dhe nuk dua të keqpërdret emri im, posaçërisht tani kur po e zbuloj publikisht se kam ofertë serioze nga skuadra të Ligës së Parë. Po dua të rrij në Shkëndijë, pasi këtë klub e konsideroj si shtëpinë time, por jo të keqpërdorem, si që bëhem tani e disa herë. Ose të zgjidhim këtë situatë dhe të vazhdoj në skuadër, ose le të më japin dokumentacionin të gjej vetë zgjidhje për veten time”, përfundoi Mustafi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *