Home / Lajme / Maqedoni / Ndërpritet kanali ndërkombëtar i tregtisë të palejuar me heroinë, padi penale për tetë persona

Ndërpritet kanali ndërkombëtar i tregtisë të palejuar me heroinë, padi penale për tetë persona

31 mars-Nga ana e Repartit për tregti të palejuar me drogë një kohë të gjatë është zhvilluar hetim kundër grupit të organizuar kriminal nga Maqedonia, i cili merret me tregti ilegale të heroinës, ku dje në orën 14 gjatë ndërmarrjes së masave koordinative dhe aktiviteteve në kalimin kufitar “Bogordicë” është ndërprerë një automjet “opel omega” me targa të Shkupit, i drejtuar nga O.M (1978) nga Shkupi.

Polica e Maqedonisë dje preu një kanal të tregtisë ilegale me heroinë në relacionin Maqedoni-Greqi dhe transportin e mëtejshëm në Spanjë në suaza të aksionit “REAL”.

Siç kumtoi MPB-ja, janë identifikuar tetë anëtarë të grupit kriminal, shtetas të Maqedonisë të moshës prej 25 deri 63 vjeçare.

Reparti për tregti ilegale me drogë (RTID) deri te Prokuroria themelore publike për përndjekje të krimiti të organizuar dhe korrupsionit sot të parashtrojë padi penale kundër personave B.I. (1986) nga fshati Studeniçan, M.A. (1972) dhe M.P. (1971) dy nga Velesi, A.G. (1948) nga Ohri, M.N .(1965) nga fshati Kalishtë, Strugë, D.D. (1982) nga fshati Livadhi Strugë, O.M. (1978) nga Shkupi për vepër penale “prodhim i palejuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”, B.S. (1983) nga Velesi, nëpunës policor, i cili i ka ndihmuar grupit kriminal do të akuzohet për “shpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit”.

Nga ana e Repartit për tregti të palejuar me drogë një kohë të gjatë është zhvilluar hetim kundër grupit të organizuar kriminal nga Maqedonia, i cili merret me tregti ilegale të heroinës, ku dje në orën 14 gjatë ndërmarrjes së masave koordinative dhe aktiviteteve në kalimin kufitar “Bogordicë” është ndërprerë një automjet “opel omega” me targa të Shkupit, i drejtuar nga O.M (1978) nga Shkupi.

Vlera e heroinës së konfiskuar të narko tregun në Evropë vlerësohet se arrin rreth 100.000 euro me shumicë, derisa me pakicë mund të arrij tre herë çmim më të lartë.

Gjatë realizimit të rastit janë kryer në pesë bastisje në shtëpitë dhe në hapësira tjera në rajonin e Shkupit, Velesit, Strugës, Ohrit, ku janë gjetur sende në interes të shërbimit.

Të dyshuarit edhe më parë kanë qenë të njohur për policinë dhe kundër tyre disa herë janë procesuar padi penale, ndërsa për një pjesë prej tyre kanë ekzistuara njohuri se janë pjesë e të ashtuquajturës “Frankfurt mafia”.

Nga RTID do të ndërmerren masa shtesë dhe aktivitete për shkak të konfirmimit edhe të personave të tjerë të grupit kriminal dhe pastrimin e plotë të rastit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *