Home / Lajme / Maqedoni / Ndërroi jetë këshilltarja komunale Sherife Ismaili

Ndërroi jetë këshilltarja komunale Sherife Ismaili

22 mars- Nga viti 2009 ishte këshilltare nga radhat e Partisë Demokratike Shqiptare në Kuvendin komunal të Tetovës. Me këtë rast nesër (e premte) në orët e paraditës do të mbahet mbkedhje komemorative në komunën e Tetovës, ndërsa varrimi do të bëhet pas faljes së namazit të xhumasë në varrezat e qytetit në Tetovë

Në moshën 52 vjeçare sot u nda nga jeta, Sherife Ismaili, këshilltare komunale nga rdhët e PDSH-së. Sherife Ismaili është e lindur më 2 shkurt të vitit 1960 në Tetovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Tetovë. Studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Fakultetin Pedagogjik në Shkup. Punoi si arsimitare e gjuhës shqipe, fillimisht në fshatin Strimnicë, më vonë në fshatin Zhelinë, ndërsa pjesëm më të madhe të karrierës e kaloi si arsimtare në fshatin Pirok. E ndjera Sherife Ismaili, ishte një aktiviste e dalluar në fushën e të drejtave të gruas. Ajo ishte njëra nga themelueset e Lidhjes së Gruas Shqiptare në Maqedoni. Nga viti 2009 ishte këshilltare nga radhat e Partisë Demokratike Shqiptare në Kuvendin komunal të Tetovës. Me këtë rast nesër (e premte) në orët e paraditës do të mbahet mbkedhje komemorative në komunën e Tetovës, ndërsa varrimi do të bëhet pas faljes së namazit të xhumasë në varrezat e qytetit në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lojtarët e Fenerbahçes vizitojnë Spitalin “Istanbul Medica”

Në zyrat e spitalit Istnabul Medica në Shkup sot kanë qëndruar për vizitë përfaqësues të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *