Home / Lajme / Maqedoni / Ndryshime në përbërjen parlamentare të BDI-së

Ndryshime në përbërjen parlamentare të BDI-së

24 mars-Gjithashtu edhe deputetja Suzana Salihu mund të kalojë në pozocionin e Avokatit të Popullit, kurse në zgjedhjet e ardhëshme lokale në Gostivar do të kandidohet deputeti Nexhati Jakupi. Këta dy depuetet do të zëvendësohen nga Femi Jonuzi dhe Hisen Xhemaili.

Grupi paralemetar i Bashkimit Demokratik për Integrim pritet që së shpejti të pësojë ndryshime.Sipas informatave brenda partiake në të cilat ka ardhë e përditshmja maqedonase Fokus, së shpejti deputeti aktual Hajrullah Misimi nga Kumanvova do të zgjidhet ambasador në Kombet e Bashkuara në Gjenevë dhe në vend të të tij deputet do të behet ish kryetari i lëvizjes Zgjohu Artan Grubi. Gjithashtu edhe deputetja Suzana Salihu mund të kalojë në pozocionin e Avokatit të Popullit, kurse në zgjedhjet e ardhëshme lokale në Gostivar do të kandidohet deputeti Nexhati Jakupi. Këta dy depuetet do të zëvendësohen nga Femi Jonuzi dhe Hisen Xhemaili. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që për kandidat për kryetar komune në Gostivar të jetë ministri aktual i pushtetit lokal Nevzat Bejta. Artan Grubi dhe Suzana Salihu pohojnë se këto ndrime edhe mund të ndodhin në mujat e ardhshëm. Edhe deputeti Nexhati Jakupi thotë se është herët të bisedohet për kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Gostivarit duke theksuar se fitorja euforike e Rufi Osmanit në zgjedhjet e kaluara lokale nuk do të përsëritet më sepse thotë se Rufi Osmani pësoj debakëll në zgjedhjet parlamentare duke humbur mbështetjen nga qytetarët e Gostivarit.Në radhët e BDI-së gjithashtu pritet që Aziz Pollozhani së shpjeti të zgjidhet rektor i USHT-së në vend të rektorit të tanishëm Agron Reka, pasi qëPollozhani tani është profesor në USHT dhe nuk ka obligime të tjera pas largimit nga vendi i ambasadorit në Kombet e Bashkuara në Gjeneve që tani është vend i zbarët kurse është në pritje të emërimit të Hajrullah Misimit që do të jetë edhe momenti i parë i ndrimeve kadrovike në BDI shkruan sot e përditshja maqedonase Focus.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *