Home / Lajme / Maqedoni / Në gjykatat e Maqedonisë procedurë penale zakonisht është ngritur për ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare’ dhe ‘autorizim dhe mashtrim’

Në gjykatat e Maqedonisë procedurë penale zakonisht është ngritur për ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare’ dhe ‘autorizim dhe mashtrim’

14 mars-“Nga 174 lëndët e vëzhguara, 194 janë vepra penale, me ç’rast në cilësinë e të akuzuarve paraqiten 548 persona në 528 seanca të vëzhguara para 14 gjykatave themelore në Manastir, Veles, Kavadar, Koçan, Shkup, Strumicë, Tetovë, Shtip, Ohër, Gostivar, Kumanovë, Strugë, Prilep dhe Negotinë”, theksojnë nga Koalicioni.

Nga gjithsej 174 lëndë nga sfera e korrupsionit të cilat janë vëzhguar në gjykatat themelore në Maqedoni, procedurë penale zakonisht është ngritur për veprat “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “autorizim dhe mashtrim”.

Kjo është theksuar në konstatimet e “Projektit për vëzhgimin e lëndëve gjyqësore nga sfera e korrupsionit”, të cilin në 12 muajt e kaluar e zbatonte Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni dhe Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Maqedoni.

Realizimi i projektit, siç theksojnë nga Koalicioni, është bazuar në vëzhgimin e gjithsej 174 lëndëve korruptuese nëpër gjykatat themelore, në bazë të së cilave janë nxjerrë konstatime për efikasitetin e organeve kompetente në luftën kundër korrupsionit, por edhe për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, të garantuara me Kushtetutë dhe ligj, para gjykatave në procedurën penale.

“Nga 174 lëndët e vëzhguara, 194 janë vepra penale, me ç’rast në cilësinë e të akuzuarve paraqiten 548 persona në 528 seanca të vëzhguara para 14 gjykatave themelore në Manastir, Veles, Kavadar, Koçan, Shkup, Strumicë, Tetovë, Shtip, Ohër, Gostivar, Kumanovë, Strugë, Prilep dhe Negotinë”, theksojnë nga Koalicioni.

Me vëzhgimin për vitin e kaluar janë përfshirë lëndë për vepra penale “ndërmjetësim kundërligjor”, “prodhim të palejueshëm”, “fshehje”, “prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, “falsifikimin e dokumenteve zyrtare”, “mashtrim në shërbim”, fshehjen e tatimit, Keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”, “ndikimin e paligjshëm mbi dëshmitarët”, “dëmtimin apo riautorizimin e kreditorëve”, “falsifikimin e dokumenteve”, “bashkimin kriminel”, “falimentimin e rremë”, “pranimin e ryshfetit”, “larjen e parave” dhe kontribute të tjera nga veprat penale dhe mashtrimet.

Në raport është theksuar se kryerësit e veprës penale korruptuese kryesisht jetojnë në mjedise urbane, të moshës midis 46 deri 55 vjeç, me arsim të mesëm ose të lartë, paraqiten si kundërvajtës të parë, janë shtetas të Republikës së Maqedonisë…

Në hulumtim theksohet se hetimi është zbatuar në 90 për qind të lëndëve, ndërsa në 10 përqindëshin e lëndëve nuk ka pasur hetim, gjegjësisht është qasur nga akuzat drejtpërdrejta. Nga kjo del konstatimi se në lëndët e vëzhguara korruptuese dominojnë akuzat jo të drejtpërdrejta, gjegjësisht hetimi zbatohet si stadium i parë në procedurën penale.

Në gjysmën e lëndëve hetimi ka zgjatur deri në tre muaj, që është në pajtim me intencën e ligjit, por edhe me disa parime të cilat kërkojnë efikasitet të procedurës, veçanërisht kërkesës për gjykim në afat të konsiderueshëm.

Lidhur me masat për sigurimin e prezencës së të akuzuarit gjatë procedurës, siç qëndron në raport, janë shqiptuar 37 nga gjithsej 174 lëndë, ndërsa në disa prej lëndëve janë shqiptuar më shumë masa të llojit të njëjtë apo të ndryshëm.

Zakonisht është zbatuar masa arrest edhe atë në 27 lëndë. Është shqiptuar në procedurat të cilat janë udhëhequr për veprat “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” , e parashikuar si vepër penale sipas nenit 353 KP.

Nga raporti mund të vërehet se i parëndësishëm është zbatimi i masave për sigurimin e përkohshëm të marrjes së lëndëve dhe pronës. Gjegjësisht, nga gjithsej 174 lëndë korruptuese të vëzhguara vetëm në tetë lëndë është sjellë vendim për sigurimin e përkohshëm ose ndaljen, që është shumë pak pasi që sipas definicionit veprat korruptuese janë sjellje kundërligjore me ndikim, me marrjen e mjeteve të mëdha materiale.

Në konstatimet e projektit është theksuar se vazhdon trendi i zvogëlimit të numrit të aktgjykimeve të cilat publikohen menjëherë, kështu në vitin 2009, 53 për qind e aktvendimeve janë publikuar menjëherë, në vitin 2010 kjo për qindje është 33 për qind, ndërsa në vitin 2011 është reduktuar në vetëm 12 për qind.

Në konstatim është theksuar se gjyqtarët shumë pak e zbatojnë masën e garancisë dhe kjo është konstatuar vetëm në dy lëndë.

Projekti për mbikëqyrjen e lëndëve gjyqësore nga sfera e korrupsionit për të katërtin vit me radhë zbatohet nëpër gjykatat e Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *