Home / Lajme / Maqedoni / Në Gjykatën Supreme u shënua Dita e jurisprudencës

Në Gjykatën Supreme u shënua Dita e jurisprudencës

30 mars-“Të dhënat më të reja statistikore për punën e gjykatave tregojnë efikasitet në zbatimin e reformave në gjyqësi e gjithë kjo paraqet nxitje për aktivitete akoma më të intensifikuara reformuese qëllimi kryesor i së cilave është që t’u mundësohen qytetarëve kushte për mbrojtje më efikase të të drejtave të njeriut. Me përkushtimin tonë të plotë në zbatimin e reformave të gjyqësisë e konfirmojmë edhe përcaktimin tonë të fuqishëm për të rezistuar në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, që paraqet interes të veçantë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, tha ministri Bexheti

Pavarësimi i sistemit gjyqësor paraqet shtyllë të rëndësishme të rregullimit juridik i bazuar mbi parimin e qeverisjes të së drejtës dhe të funksionimit të shtetit ligjor, theksoi sot ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti në shënimin në Gjykatën Supreme me rastin e 31 marsit – Ditës së jurisprudencës së Republikës së Maqedonisë.

Bexheti theksoi se realizimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut në çdo shoqëri demokratike drejtpërdrejt lidhen me efikasitetin e gjyqësisë si pushtet i pavarur në sistemin gjyqësor të shtetit.

Me aktivitetet reformuese të cilat ndërmerren, theksoi ministri i Drejtësisë, përforcohen kapacitetet e jurisprudencës, përshpejtohen procedurat gjyqësore, rritet kualiteti i vendimeve gjyqësore. Me vendosjen e teknologjisë bashkëkohore, rritet transparenca e punës në gjyqësi, me atë edhe besimi i qytetarëve në gjyqësi, ndërsa nga viti në vit vendos sistem i financimit të gjykatave, i cili vazhdimisht përmirësohet.

“Të dhënat më të reja statistikore për punën e gjykatave tregojnë efikasitet në zbatimin e reformave në gjyqësi e gjithë kjo paraqet nxitje për aktivitete akoma më të intensifikuara reformuese qëllimi kryesor i së cilave është që t’u mundësohen qytetarëve kushte për mbrojtje më efikase të të drejtave të njeriut. Me përkushtimin tonë të plotë në zbatimin e reformave të gjyqësisë e konfirmojmë edhe përcaktimin tonë të fuqishëm për të rezistuar në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, që paraqet interes të veçantë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, tha ministri Bexheti në shënimin e Ditës së jurisprudencës së Republikës së Maqedonisë në Gjykatën Supreme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *