Home / Lajme / Maqedoni / Në Gostivar u prezantua projekti YES

Në Gostivar u prezantua projekti YES

6 mars-Në prezantimin e projektit YES në sallën e komunës, morën pjesë përfaqësues të administratës komunale, Agjencisë për punësim, sektorit civil, sektorit privat, si dhe nxënës të shkollave të mesme të Gostivarit

Komuna e Gostivarit dhe Projekti i USAID-it për Rrjet rinor për aftësim dhe mësim të shkathtësive për punësim (Rrjeti YES) organizuan prezantimin e këtij projekti I cili ka qëllim që të rinjtë të fitojnë aftësi të cilat do ju mundësojë të inkuadrohen në mënyrë aktive në tregun e punës.

“Komuna e Gostivarit uli tatimet komunale në nivelin më të ulët në Maqedoni, ndërsa qasje të ngjashme do të ketë së shpejti edhe në drejtim të menaxhimit me tokën ndërtimore, si parakusht për investime më serioze prodhuese në perspektivë. Do të doja të theksoj se punësimet në ekonominë e tregut i bën sektori privat dhe duhet të përfundojë njëmendësia e gabuar se punësimin e të rinjve do ta bëjë sektori publik” theksoi kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani. Ai tha se oferta e sektorit publik është e kufizuar dhe ajo ka distorzuar tregun e punës. “Prandaj do të jepja këtë mesazh, të rinjtë duhet të orientohen drejt bizneseve, kompanive private ndërsa ato duhet të kenë më shumë besim te të rinjtë e arsimuar dhe tu japin mundësi që ata të bëjnë praktika, të investojnë përmes bursave në ngritjen e tyre arsimore, t’i punësojnë dhe më pas t’i bëjnë menaxherë të suksesshëm të cilët do ndikojnë në zhvillimin e biznesit”, nënvizoi Osmani.

“Falënderoj kryetarin e komunës Rufi Osmani për fjalët inkurajuese në takimet paraprake në lidhje me projektin në fjalë. Papunësia e të rinjve është një ndër problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen të rinjtë, ndërsa problemi kryesor qëndron në faktin se shumë shpesh aftësitë e të rinjve nuk korrespondojnë me shkathtësitë të cilat kërkohen në tregun e punës, gjegjësisht prej punëdhënësve. Qëllimi i këtij projekti është që të rinjtë t’i përsosin aftësitë e tyre komunikuese, aftësitë për punë ekipore, zgjidhjen e problemeve dhe përvojën praktike në punë”, theksoi ndër të tjera drejtori i Rrjetit YES, Jan Karpoviç.

Ndërsa Natasha Buleska nga Zyra e arsimit pranë USAID-it, shpjegoi se projekti YES deri më tani është realizuar në 3 komuna, ndërsa është në fazë implementimi edhe në 3 komuna tjera në Maqedoni, ndërmjet të cilave edhe në komunë e Gostivarit. “Ky project zgjat 3 vjet dhe me përmbylljen e tij, do të përfundojë edhe misioni i USAID-it në Maqedoni”,

Në prezantimin e projektit YES në sallën e komunës, morën pjesë përfaqësues të administratës komunale, Agjencisë për punësim, sektorit civil, sektorit privat, si dhe nxënës të shkollave të mesme të Gostivarit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *