Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni 100 mijë firma fiktive

Në Maqedoni 100 mijë firma fiktive

29 mars-Biznesi i vogël dhe ndërmarrësia”, me profesor Veland Ramadanin. Për ish dekanin e fakultetit ekonomik në universitetin Shën Kirili dhe Metodi, krijimi i biznesit të vogël është shumë i rëndësishëm për ekonominë e një vendi. “Duke pasur parasysh se pas viteve të 90-ta filluan të themelohen biznese të vogla me mbylljen e kompanive të mëdha. Janë gjithsej rreth 170 mijë firma të vogla, por prej tyre vetëm 70 mijë janë aktive kurse 100 mijë janë fictive.

Në Maqedoni gjithsej janë 100 mijë ndërmarrje të vogla por që janë fictive. Kështu thotë profesori universitar Bobek Shuklev i cili është bashkautor i librit “Biznesi i vogël dhe ndërmarrësia”, me profesor Veland Ramadanin. Për ish dekanin e fakultetit ekonomik në universitetin Shën Kirili dhe Metodi, krijimi i biznesit të vogël është shumë i rëndësishëm për ekonominë e një vendi. “Duke pasur parasysh se pas viteve të 90-ta filluan të themelohen biznese të vogla me mbylljen e kompanive të mëdha. Janë gjithsej rreth 170 mijë firma të vogla, por prej tyre vetëm 70 mijë janë aktive kurse 100 mijë janë fictive. Pra këta biznese të vogla nëse aktivizohen atëherë do të ulet edhe papunësia, pasi që nga mbi 300 mijë sa janë të papunë, nëse nga një punësohen në këto biznese fictive do të ulet në mënyrë drastike papunësia. Në këtë drejtim për aktivizimin e këtyre bizneseve duhet që edhe vetë qeveria të stimulojë” tha Shuklev. Ndërkohë që edhe Veland Ramadani autori tjetër i librit “Biznesi i vogël dhe ndërmarrësia thotë se këta paraqesinshtyllën kryesore të çdo ekonomie kombëtare. “Këtë e dëshmojnë në vazhdimësi trendi rritës i numrit të bizneseve të reja që rregjistrohen në çdo vendm përqindja e lartë e pjesëmarrjes së biznesit të vogël në krijimin e bruto prodhimit vendor, numri i lartë i krijimit të vendeve të reja të punës, rritja permanente e invencioneve që vijnë nga iniciativat e lira ndërmarrëse. Menaxhimi iI një biznesi të vogël është aktivitet mjaft kompleks dhe sidues. Prandaj qëllimi i këtij teksti është që lexuesit, ti oforjë një pasqyrë më të qartë rreth biznesit të vogël, përparësive dhe dobësive, benefiteve, sfidave dhe problemeve që dalin nga posedimi dhe menaxhimi i një biznesi të vogël”, tha Ramadani. Recenzenti i librit Izet Zeqiri, para të pranishmëve tha se libri në fjalë është shumë i rëndësishëm për punëtorët akademik, studentët dhe vetë menaxherët e bizneseve të ndryshme. “Biznesi i vogël është forca dhe shtylla kryesore e zhvillimit të ekonomisë. Libri në fjalë është një udhërrefyes për të gjithë ata që dëshirojnë të meren me biznes, pasi që në atë jepen të dhëna për fillimin dhe menaxhimin e tij. Kryesorja që dua të përmendi është se në biznes duhet që të gjithë kenë guxim të rrezikojnë”, theksoi Zeqiri. Të njejtin mendim ka edhe recenzenti tjetër i librit profesor Nasir Selimi, i cili theksoi se biznesi dhe ndërmarrësia janë shtytësit kryesorë të ekonomisë së një vendi. “Me hapjen e bizneseve të vogla mundësohet që të ketë punësime të reaj dhe vetëm në këtë drejtim arrihet përparim. Libri jep mundësi për të gjithë që të njihen me të panjohurat në këtë segment të rëndësishëm”, tha Selimi.Ndryshe të mërkurën në Universitetin e Evropës Juglinore në Tetovë, është promovuar libri i autorëve Veland Ramadani profesor në fakultetin e administrim biznesit në UEJL dhe Bobek Shuklev profesor në fakultetin ekonomik në Universitetin e Shkupit. (U.H)

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *