Home / Lajme / Maqedoni / Në shkollë edhe të shtunave

Në shkollë edhe të shtunave

25 mars-Sipas tij, nëse për shkaqe të caktuara disa nga shkollat nuk janë në mundësi t’i kompensojnë orët në ditët jopune, atëherë do të shqyrtohen dy variante dhe atë program i shkurtuar ose vazhdim i vitit shkollor

Shkollat në të cilat në dimër për shkak të kushteve të pavolitshme kohore dhe të reshurat e mëdha të borës, ka pasur ndërprerje të mësimit, do të duhet t’i plotësojnë orët e humbura me mbajtjen e mësimit gjatë ditëve jopune, respektivisht të shtunave. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev në konferencën e sotme për shtyp theksoi se Ministria i ka njoftuar shkollat se duhet të përgatisin plan se si t’i plotësojnë orët e humbura dhe u është rekomanduar se do të ishte më së miri këtë ta bëjnë me mbajtjen e mësimit të shtunave edhe atë, siç tha, aq ditë sa nuk është mbajtur mësimi.

Sipas tij, nëse për shkaqe të caktuara disa nga shkollat nuk janë në mundësi t’i kompensojnë orët në ditët jopune, atëherë do të shqyrtohen dy variante dhe atë program i shkurtuar ose vazhdim i vitit shkollor. Ministri Kralev tha se me ndërprerje të mësimit janë përfshirë 50 për qind nga nxënësit nga shkollat fillore dhe 35 për qind nga shkollat e mesme. Kjo, tha ministri, tregon se ka qenë tërësisht i arsyeshëm vlerësimi i Ministrisë se për ndërprerje të mësimit duhet të vendosin vetë komunat dhe shkollat në pajtim me kushtet kohore, e jo të merret vendim për ndërprerje të mësimit në tërë territorin e vendit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *