Home / Lajme / Maqedoni / Në Tiranë nesër protestë kundër incidenteve në Maqedoni

Në Tiranë nesër protestë kundër incidenteve në Maqedoni

12 mars-Protesta organizohet në mesditë nga Kuvendi i Patriotëve Civil, pjesë përbërëse e Kuvendit Civil në bashkëpunim me UNIKOMB dhe Tifozat Kuq e Zi.

Shoqata shqiptare dhe Tifozat Kuq e Zi nesër në Tiranë do të protestojnë para ambasadës së Maqedonisë, në shenjë revolte kundër incidenteve të fundit dhe dhunës ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Protesta organizohet në mesditë nga Kuvendi i Patriotëve Civil, pjesë përbërëse e Kuvendit Civil në bashkëpunim me UNIKOMB dhe Tifozat Kuq e Zi.

Ngjarjet e fundit tronditëse të dhunës ndaj shqiptarëve në Maqedoni nuk janë rastësi, ku një javë më parë u vranë dy të rinj nga një polic civil maqedonas si dhe dhunimi i ushtruar nga terroriste huligan sllavo-maqedonas të paidentifikuar ende ndaj 15 nxënësve shqiptar, nxiti organizmin tonë për të reaguar duke protestuar para kësaj ambasade kundër qëllimit dhunues që ju bëhet sistematikisht vëllezërve tanë shqiptar në Maqedoni ! Nga njëra anë policia maqedonase arreston shqiptarët dhe mbështet terroristët e tyre duke i lënë të lirë në veprimet e tyre anti shqiptare. Thirrja jonë do të jetë dhe për rikthimin e trevave shqiptare në Maqedoni në shtetin e tyre amë Shqipëri si dhe ribashkim mbarëkombëtar territorial të Shqipërisë !”, theksohet në njoftimin e organizatorit të protestës.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *