Home / Lajme / Maqedoni / Nënshkruhen 21 marrëveshje të reja për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla

Nënshkruhen 21 marrëveshje të reja për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla

19 mars-Koço Angjeshev nag MHE Jabllanicë, e cila nënshkruajti marrëveshje për një koncesion, tha se kjo është marrëveshje e 10-të e tyre. Tre veçmë i kanë lidhur në sistemin dhe prodhojnë energji elektrike, ndërsa për të tjerat procedura është në vijim.

Gjatë tre viteve të ardhshme në Maqedoni duhet të ndërtohen 21 hidrocentrale të vogla, të cilat do të kenë kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 23 MW dhe prodhim të pritur vjetor të energjisë elektrike prej 87 GWh. Investimi vlerësohet në 40 milionë euro.

Hidrocentralet do t’i ndërtojnë dy kompani nga Italia dhe tetë nga Maqedonia. Marrëveshjet për koncesion sot u nënshkruan në Ministrinë e Ekonomisë. Për pesë lokacione marrëveshje nënshkruan kompania italiane BNB Energji SHPK Shkup, për katër Sol Hidropauer SHPKNJP Shkup, themelues i së cilës është Sol Spa nga Italia, për tre Super Nouva Energi SHPKNJP Tetovë, për nga dy Nord Energji Grup SHPK tetovë dhe Energomont-MZT-HERC SHPK Manastir dhe MHE Jabllanicë SHPK Shkup, HEC 277 SHPK Shkup, Energji luks SHPKNJP Shtip, EL TE Inxhinering SHPK Shkup dhe CMM Energji Kompani SHPKNJP Gostivar me themelues XHMM Riçi nga Italia nënsjhkruan marrëveshje për nga një.

Hidrocentralet e vogla, siç theksoi ministri i Ekonomisë Valon Saraçini, do të ndërtohen në lumenjtë Bistricë, Pena, Bërza Voda, Kriva Reka, Odranska, Belovishka, Baçishka, Jabllanicë.

Ai potencoi se me këto marrëveshje të reja, numri i përgjithshëm i marrëveshjeve për koncesion për ujë për prodhimin e energjisë elektrike nga centralet e vogla hidroelektrike do të jetë 68.

“Në periudhën e deritanishme prej vitit 2007 deri në vitin 2011 janë nënshkruar 47 marrëveshje për koncesion për prodhimin e energjisë elektrike nga centralet e vogla hidroelektrike, me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 34,7 MW dhe prodhim të pritur vjetor prej 140 GWh.

Investimi i llogaritur është rreth 63 milionë euro, tha ministri dhe shtoi se me nënshkrimin e sotëm kapaciteti i përgjithshëm i instaluar do të rritet për 67 për qind në krahasim me ato të nënshkruara paraprakisht, ndërsa prodhimi i energjisë elektrike do të rritej për 62 për qind në krahasim me ato të nënshkruara paraprakisht. Investimi i përgjithshëm i të gjitha elektranave është 100 milionë euro.

Koço Angjeshev nag MHE Jabllanicë, e cila nënshkruajti marrëveshje për një koncesion, tha se kjo është marrëveshje e 10-të e tyre. Tre veçmë i kanë lidhur në sistemin dhe prodhojnë energji elektrike, ndërsa për të tjerat procedura është në vijim.

Ministri Saraçini potencoi se si Ministri do të vazhdojnë me realizimin e Strategjisë për burime ripërtëritëse të energjisë.

Kjo është procedura e fundit për ndarjen e koncesioneve për ujë për prodhimin e energjisë elektrike nga centralet e vogla hidroelektrike që e zbaton Ministria e Ekonomisë. Procedurën e ardhshme në pajtim me Ligjin për ujëra do ta zbatojë Ministria e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *