Home / Lajme / Maqedoni / Nëse nuk ka lejohen protesta do të bllokojmë rrugën

Nëse nuk ka lejohen protesta do të bllokojmë rrugën

29 mars-Ne si komunë ndajmë bashkë shqetësimin e taksitët dhe problemin e tyre. Dihet se ky nuk është problem që ka të bëjë me komunën por me pushtetin qendror. Ne si komunë jemi në dispozicion të tyre gjatë gjetjes së ndonjë zgjidhje eventuale”, kanë thënë nga shërbimi për informim në komunën e Tetovës

Përderisa Inspektoriati për transport vazhdon aksionin për grumbullimin e furgonave, taksistët të mërkurën kanë kërkuar ndihmë nga komuna e Tetovës. Në komunë ata janë pritur nga shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Tetovës Alajdin Hasani. Pas dajles nga ky takim ata thonë se do të bëjnë gjithçka për të kërkuar të drejtata e tyre pasi që sipas tyre edhe ata kanë të drejtën e jetesës në këtë shtet. Ata janë shprehur se dhe ata kanë të drejtën e punës dhe sipas tyre ata duan vetëm që të ushqejnë familjen e tyre dhe të kenë një punë të sigurt. Ndërkohë nga shërbimi për informim I komunës së Tetovës kanë thënë se në komunë taksitët janë pritur në shenjë solidarizimi me problemin e tyre. “Ne si komunë ndajmë bashkë shqetësimin e taksitët dhe problemin e tyre. Dihet se ky nuk është problem që ka të bëjë me komunën por me pushtetin qendror. Ne si komunë jemi në dispozicion të tyre gjatë gjetjes së ndonjë zgjidhje eventuale”, kanë thënë nga shërbimi për informim në komunën e Tetovës.Taksistët poashtu kanë kërkuar nga policia që të jep leje për një protest të qetë dhe nëse nuk arrihet kjo atëherë të premten do të bllokojnë magjistralen Tetovë-Shkup.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *