Home / Lajme / Maqedoni / Nesër skadon afati për dorëzimin e Paraqitjeve tatimore vjetore

Nesër skadon afati për dorëzimin e Paraqitjeve tatimore vjetore

14 mars-Paraqitje tatimore vjetore duhet të dorëzojë çdo qytetar i cili, krahas pagës ose pensionit, ka realizuar edhe të ardhura shtesë nga qiraja, të drejtat autoriale, dividendët, shitja e letrave me vlerë, nga angazhimi i punës në ambasadë, lojëra të fatit, të marra personale nga jashtë

Afati për dorëzimin e paraqitjeve vjetore tatimore për realizimin e të ardhurave shtesë në vitin 2011 skadon nesër. Përfundimisht me ditën e djeshme deri te Drejtoria për të Ardhura Publike janë parashtruar gjithsej 119.726 paraqitje tatimore vjetore. pritet që numri i përgjithshëm i paraqitjeve të dorëzuara të jetë 200.000.

Paraqitje tatimore vjetore duhet të dorëzojë çdo qytetar i cili, krahas pagës ose pensionit, ka realizuar edhe të ardhura shtesë nga qiraja, të drejtat autoriale, dividendët, shitja e letrave me vlerë, nga angazhimi i punës në ambasadë, lojëra të fatit, të marra personale nga jashtë…

Paraqitet tatimore vjetore në Shkup mund të dorëzohen në Drejtorinë rajonale, sportelet tatimore në Gazi Babë dhe Çair dhe kontakt qendra në QTQ. Orari i punës është vazhduar deri në orën 20

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *