Home / Lajme / Maqedoni / Nimic: Është e mundur zgjidhje që do t’i kënaqë interesat kombëtare të të dy vendeve

Nimic: Është e mundur zgjidhje që do t’i kënaqë interesat kombëtare të të dy vendeve

31 mars-“Ajo që mendoj se është e rëndësishme ta vazhdoj rolin tim, në pajtim me rezulutën e KB-së me qëllim që të përpiqem të gjej zgjidhje dhe ta lë punën në procesin juridik dhe procesin të NATO-s, sepse funksioni që e kam unë, nuk është i lidhur me këtë proces. Megjithatë patjetër duhet të pranoj se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, gjithsesi, është shumë i rëndësishm” thotë Nimic.

Duhet të jemi shumë këmbëngulës këtë vit që të krijojmë rrethana të volitshme për arritjen e marrëveshjeve mes Shkupit dhe Athinës. Kjo do të thotë dialog mes tyre, ndërsa gjithashtu edhe deklarata publike dhe aktivitetet që do ta hapin rrugën drejt marrëveshjes së mundshme, thekson ndërmjetësuesi i KB-së në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin Methju Nimic në intervistën për programin “Porta” në RTVM.

“Asnjëherë nuk kam bërë parashikime për ndonjë kornizë kohore, edhe pse do të doja të jem në mundësi, por për fat të keq, nuk mund ta bëj këtë. Megjithatë, vlerësoj se kjo është çështje shumë e rëndësishme për dy Qeveritë dhe se duhet të jetë prioritet i tyre. Jam shumë i inkurajuar nga fakti që dialogu mes dy kryeministrave vazhdon dhe këtë e konsideroj si faktor pozitiv” thotë Nimic për atë nëse është e mundur të arrihet ndonjë kompromis këtë pranverë apo këtë vit.

Ai nuk është i dekurajuar nga fakti se në 17 vitet e kaluara ndërmjetësim të procesit, nuk është ardhur deri në zgjidhje. Jam i bindur se për gjithë këto vite të dy palët kanë kuptuar se kjo është çështje shumë delikate për të dy vendet dhe se që të arrihet marrëveshje patjetër duhet të ekzistojë ndonjë përshtatshmëri.

“Të gjitha këto vite të negocimit nuk janë të kota, edhe pse më vjen keq që nuk kemi mundësuar progres më të madh dhe nuk kemi gjetur zgjidhje për këtë çështje. E di që disa njerëz ndjehen të dekurajuar, megjithatë, unë nuk ndjehem i dekurajuar në këtë fazë të procesit. Atë që e mësuam deri tani është se nëse njerëzit janë fqinj dhe duhet të gjejnë zgjidhje për një çështje shumë delikate, kjo mund të arrihet vetëm me kompromis. Nëse dëshironi të jeni fqinj i mirë, të dy palët duhet t’i kuptojnë mënyrat e mendimit të palës tjetër dhe patjetër duhet të ekzistoj ndonjë rregull” thekson ambasadori Nimic.

Ai me qëndrimin se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është shumë i rëndësishëm dhe të gjithë duhet ta kuptojnë shumë seriozisht, por edhe mandati i tij është në suaza të KB-së, ndërsa kjo do të thotë nuk asnjë rol në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e as në NATO.

“Ajo që mendoj se është e rëndësishme ta vazhdoj rolin tim, në pajtim me rezulutën e KB-së me qëllim që të përpiqem të gjej zgjidhje dhe ta lë punën në procesin juridik dhe procesin të NATO-s, sepse funksioni që e kam unë, nuk është i lidhur me këtë proces. Megjithatë patjetër duhet të pranoj se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, gjithsesi, është shumë i rëndësishm” thotë Nimic.

Përkujton se gjatë viteve të kaluara ka dhënë disa propozime deri te të dy palët dhe u ka propozuar disa ide, por për fat të keq , thotë, asnjë zgjidhje nuk ka qenë e pranueshme për dy vendet.

“Mendoj se kishte shumë ide të rëndësishme, por është fakt se ende nuk kemi ardhur deri te asnjë përfundim. Megjithatë, gjithmonë ekziston mundësi të paraqitet propozim i ri, i cili do të jetë më i suksesshëm, apo, ndonjë propozim i vjetër të riformulohet ashtu që do të jetë në dobi për të dy vendet. Edhe pse e di se një ditë do të gjendet zgjidhje për këtë kontest, megjithatë, në të dy vendet gjithmonë do të ekzistojnë njerëz të cilët do të konsiderojnë se kjo zgjidhje nuk është e drejtë nga pikëpamja e tyre. Ndoshta asnjëherë nuk do të kemi zgjidhje, e cila do të jetë 100 për qind e pranueshme nga të dy palët, por mendoj se mund të gjindet zgjidhje përfundimtare e cila do t’i kënaq interesat kombëtare të dy vendeve” është decid Nimic.

Në lidhje me kyçjen në çështjen e identitetit në proces, ai përmendi se “në rezolutën e KB-së dhe nenin 5 nga Marrëveshja e përkohshme është theksuar se duhet të arrihet zgjidhje e përbashkët për emrin e vendit dhe se se kjo është çështje fundamentale.

“Në rezolutën e KB-së flitet për ballafaqimin me identitetin e njerëzve. Pikëpamje ime personale se identiteti është definuar prej vet atyre. Është dukshme se gjatë definimi të identitetit të tyre, njerëzit patjetë ta respektojnë identitetin e tjerëve, veçanërisht të fqinjëve të tyre, kështu që kjo gjithashtu, bëhet çështje e rëndësishme. Megjithatë patjetër duhet ta dimë çfarë është prioritare. Për monumentin, ajo është të zgjidhet çështja e emrit zyrtar të vednit që do të jetë e pranueshme për të gjithë dhe do ta trasoj rrugën e zgjidhjes së çështjeve rajonale dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme. Nëse gjejmë zgjidhje për këtë çështje, jam i sigurt se të gjithë çështjet tjera do të vijnë në vendin tyre”, thekson mediatori.

Më me rëndësi është që vendi ta zgjidh këste kontest që më pas të vazhdoj edhe më tej si anëtare e plotë në strukturat euroatlantike, duke përfshirë edhe NATO-n dhe BE-në.

“Kjo patjetër paraqet prioritet më të madh. Të gjithë e dimë sa është i vështirë ky kontest i emrit dhe se të dy popujt patjetër duhet t’i zgjedhin edhe veprimet tyre të ndërtojnë marrëdhënie të mira dhe miqësi, për këtë proces, që ky proces të funksionojë. Një ditë dhe të dy vendet do të jenë anëtarë të NATO-s dhe partner në BE. Ne dëshirojnë të vijmë deri te ajo sa ëthtë e mundur më shpejt dhe për këtë përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënieve pozitive mes dy shteteve, përmend Methju Nimic në intervistën për emisionin “Porta” në RTVM.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *