Home / Lajme / Maqedoni / Nis hetimi ndaj Libertasit

Nis hetimi ndaj Libertasit

20 mars-“Mendimi ynë është se ne nuk jemi fajtor , jemi krejtësisht të pafajshëm sepse nuk ka të bëjë fare me atë vepër penale që tentohet të ngritët proces gjyqësorë si nxitje e urrejtjes ndëretnike, mosdurimit në shoqëri etj. Kjo ka qenë një akt pozitiv, i civilizuar me kulturë artistike i shprehjes së atij vullneti që ekziston në shtresën popullore për të festuar Ditën e flamurit, shtet-formimit shqiptar 28 Nëntorin”, tha ai.

Ka filluar sot procesi hetues kundër tre pjesëtarëve të “Illyricum Libertas” të cilët më 28 Nëntor të vitit të kaluar, në dalje të Tetovës vizatuan hartën e Shqipërisë etnike. Gjykatësi hetues i ka marrë në pyetje Petrit Ibrahimin, Rinor Sllova, Tonus Papraniku dhe Valon Kurtishi, për të parë nëse ka elemente për të ngritur padi apo jo. Kreu i shoqatës “Illyricum Libertas”, Valon Kurtishi, ka kërkuar me këtë rast nga gjykata që ajo të gjykojë drejtë dhe pa presion të politikës ditore, ndërsa është shprehur se për një proces të tillë nuk ka bazë ligjore për fillim të procesit gjyqësorë.

“Sot ishte marrja në pyetje e katër anëtarëve të shoqatës sonë Tonusit, Rinorit, Petritit dhe për herë të parë edhe mua, sepse ftesë kam pasur më herrët, por ishte gabuar adresa. Gjykatësi hetues do të vendosë nëse ka fakte apo dëshmi konkrete për të hapur një procedurë gjyqësore apo jo. Ne mendojmë se për një proces të tillë nuk ka bazë dhe as fakte konkrete.

Gjithashtu apelojmë tek Gjykata Themelore Tetovë që të gjykojë sipas fakteve dhe të marr vendimin e lirë dhe jo nën presionin e politikës ditore” deklaroi Kurtishi. Ne nuk jemi aspak fajtor u shpreh më tej ai, duke potencuar se vizatimi i hartës nuk është bërë për të krijuar tensione në shtet apo diçka tjetër, por thjesht ka qenë mënyrë artistike për ta festuar festën e 28 Nëntorit. “Mendimi ynë është se ne nuk jemi fajtor , jemi krejtësisht të pafajshëm sepse nuk ka të bëjë fare me atë vepër penale që tentohet të ngritët proces gjyqësorë si nxitje e urrejtjes ndëretnike, mosdurimit në shoqëri etj. Kjo ka qenë një akt pozitiv, i civilizuar me kulturë artistike i shprehjes së atij vullneti që ekziston në shtresën popullore për të festuar Ditën e flamurit, shtet-formimit shqiptar 28 Nëntorin”, tha ai. Më 28 nëntor, në Ditën e flamurit kombëtar, katër aktivistë të Shoqatës për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar “Ilyricum Libertas” u arrestuan nga policia derisa po vizatonin në grafit Hartën e Shqipërisë Etnike në hyrje të Tetovës. Ata u liruan pas gjashtë orëve, ndërsa vetëm dy ditë më vonë, nga MPB njoftuan se ndaj katër aktivistëve është ngritur padi penale nën akuzën se kanë nxitur urrejtje ndëretnike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *