Home / Lajme / Maqedoni / Një rrugë me emrin e Dritan Hoxhës të Top Channel-it

Një rrugë me emrin e Dritan Hoxhës të Top Channel-it

29 mars-Këshilli i komunës së Tetovës, të enjten, ka miratuar propozim vendimin për ndryshimin e emrit të rrugës “117” në “Dritan Hoxha”. Me këtë vendim, tashmë kjo rrugë do të mbajë emrin e një figure që ka reflektuar në botën mediatike shqiptare dhe më gjerë, por edhe në shoqërinë përgjithësisht.

Këshilli i komunës së Tetovës, të enjten, ka miratuar propozim vendimin për ndryshimin e emrit të rrugës “117” në “Dritan Hoxha”. Me këtë vendim, tashmë kjo rrugë do të mbajë emrin e një figure që ka reflektuar në botën mediatike shqiptare dhe më gjerë, por edhe në shoqërinë përgjithësisht.
Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti ka shprehur kënaqësinë e tij të veçantë për emërtimin e kësaj rruge me emrin Dritan Hoxhës dhe ka falënderuar këshillin për miratimin e këtij vendimi.
“Dritan Hoxha, është një personalitet i madh jo vetëm për shqiptarët, por edhe në nivel ndërkombëtar. Ai bëri të mundur që Shqipëria nga një vend i izoluar të kalojë në një vend demokratik.

Dritan Hoxha ka dhënë një kontribut të veçantë për demokratizimin e mediave dhe të shoqërisë në përgjithësi”, tha kryetari Bexheti.

Sipas tij, është nder i madh që një rrugë e rëndësishme e komunës së Tetovës të mbajë emrin e Dritan Hoxhës.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *