Home / Lajme / Maqedoni / Një shkupian me pushkë automatike në mënyrë të pakontrolluar ka shtënë në lagjen Hipodrom të Shkupit, lëndohen tre persona

Një shkupian me pushkë automatike në mënyrë të pakontrolluar ka shtënë në lagjen Hipodrom të Shkupit, lëndohen tre persona

23 mars-Në “Golf” kanë qenë tre persona edhe atë B.N (29) dhe e dashura e tij K.N (22) të dy nga Shkupi, të cilët janë transferuar në Spitalin e Qytetir – Shkup ku u janë konstatuar lëndime të lehta trupore të shkaktuara nga xhami i thyer i automobilit nga projektilet e gjuajtura.

Në lagjen Hipodrom të Shkupit në rrugën Pehçevska, 55 minuta pas mesnate 20 vjeçari H.B nga Shkupi me pushkë automatike ka shtënë në mënyrë të pakontrolluar me ç’rast tre persona janë lënduar në dy automjete udhëtimi “Golf” dhe “Reno laguna”.

Në “Golf” kanë qenë tre persona edhe atë B.N (29) dhe e dashura e tij K.N (22) të dy nga Shkupi, të cilët janë transferuar në Spitalin e Qytetir – Shkup ku u janë konstatuar lëndime të lehta trupore të shkaktuara nga xhami i thyer i automobilit nga projektilet e gjuajtura.

Kryerësi H.B edhe më tej ka vazhduar të lëvizë dhe të gjuajë me pushkë automatike, me ç’rast pastaj ka goditur një automobil “Reno laguna”. Nga xhami i thyer i “lagunës” G.U (22) nga Shkupi ka marrë lëndime në pjesën e kokës.

Nga MPB informojnë se H.B nuk ka ndaluar dhe sërish ka vazhduar të lëvizë dhe të gjuajë.

Pas masave të ndërmarra policia rrreth orës 01.20 e ka arrestuar.

Është kryer ekspertizë dhe punohet në ndriçimin e plotë të rastit, pas çfarë do të pasojë kallëzim penal kundër H.B.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *