Home / Lajme / Maqedoni / Nuk janë regjistruar incidente të reja gjatë njëzet e katër orëve të kaluara

Nuk janë regjistruar incidente të reja gjatë njëzet e katër orëve të kaluara

12 mars-Ndryshe, kohëve të fundit në tërë vendin janë shpeshtuar incidentetet me motive ndëretnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve, me thyerje të lokaleve të shqiptarëve, rahje të nxënësve në autobusat dhe sulme tjera individuale.

Pas serisë së rrahjeve gjatë disa ditëve të kaluara, gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës së kaluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk janë lajmëruar incidente të reja. Ndërkohë, që brenda 6 ditëve në rajonine Pollogut, policia ka rregjistruar 7 incidente me karakter ndëretnik. Prej tyre 5 janë zgjidhur kurse në ndriçim e sipër janë edhe dy raste, informon kryeshefi I Policisë së Tetovës Shefik Bajrami. Policia po punon në zbardhjen e incidenteve, disa persona janë arrestuar, ndërsa kundër disave janë ngritur padi penale për “dhunë”. Shumica e pjesëmarrësve në zënkat janë të rinj, ndërsa në mesin e tyre ka edhe adoleshentë. Vazhdon edhe prezenca e përforcuar e policisë në terren me qëllim që të parandalohen incidente të reja eventuale, ndërsa kryeshefi Bajrami apelon që të ruhet gjaktëftohtësia pasi që policia do të jetë e pakompromistë ndaj prishëve të rendit.
Ndryshe, kohëve të fundit në tërë vendin janë shpeshtuar incidentetet me motive ndëretnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve, me thyerje të lokaleve të shqiptarëve, rahje të nxënësve në autobusat dhe sulme tjera individuale.
Profesor nga shkolla e mesme tekstile në Tetovë “Gjoçe Stojçevski” ka njoftuar se sot rreth orës 9 dy nxënës të kësaj shkolle njëri vitit të katërt nga Tetova, kurse tjetri nxënës I vitit të tretë nga fshati llacë njëherë kanë filluar një zënkë verbale kurse pastaj kanë tentuar që të përleshen edhe fizikisht. Por mënjeherë ata janë ndaluar në këtë qëllim. Tek njëri prej nxënësve është gjetur edhe një thikë por nuk e ka përdorur gjatë zënkës. Nxënësit I është marrë thika kurse dy nxënësit, prindërit , drejtori I shkollës dhe pedagogu janë ftuar për bisedë informative. Pas zbardhjes së rastit do të inicohen padi adekuate penale”, njofton policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *