Home / Lajme / Maqedoni / OSBE thirrje për qetësi pas vrasjes në Gostivar

OSBE thirrje për qetësi pas vrasjes në Gostivar

1 mars-Ai apeloi tek autoritetet vendore, partitë politike dhe shoqërinë civile që të mos keqpërdorin këtë incident tragjik, dhe në vend të kësaj të punojnë së bashku për të kontribuar në qetësimin e tensioneve ndërmjet komuniteteve”.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Ralf Breth shpreh keqardhje për humbjen e jetëve njerëzore në incidentin tragjik që ndodhi në Gostivar më 28 shkurt dhe dërgon ngushëllimet e tij të sinqerta për familjarët e viktimave.

”Besoj se autoritetet do të hetojnë plotësisht këtë incident fatal dhe se do të zbatohet drejtësia,” ka thënë Breth.

Ai apeloi tek autoritetet vendore, partitë politike dhe shoqërinë civile që të mos keqpërdorin këtë incident tragjik, dhe në vend të kësaj të punojnë së bashku për të kontribuar në qetësimin e tensioneve ndërmjet komuniteteve”.

Ai theksoi se hetimi në kohë dhe transparenca e hetimeve janë shumë të rëndësishme, si dhe bashkëpunimi i qytetarëve të Gostivarit dhe i subjekteve tjera. (

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *