Home / Lajme / Maqedoni / Osmani takon ambasadorin suedez

Osmani takon ambasadorin suedez

27 mars-“E informova ambasadorin se situata në Gostivar pas incidentit të rëndë, po stabilizohet, respektivisht Komuna e Gostivarit me sektorin civil dhe policinë lokale kishin një bashkëpunim të frytshëm në drejtim të tejkalimit të situatës dhe tanimë pasojat dalë-ngadalë rikuperohen dhe jeta kthehet në normale. Biseduam edhe për procesin e decentralizimit, me ç’rast unë kërkova prej ambasadorit që t’i rekomandojë qeverisë së Maqedonisë që ky proces të avancohet duke marrë si mostër proceset e suksesshme në shtete multinacionale siç janë Belgjika, Zvicra dhe shtetet tjera të ngjashme”, deklaroi Osmani.

Kryetari i komunës së Gostivarit dhe i Rilindjes Demokratike Kombëtare, realizoi sot takim protokollar me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Maqedoni, z. Lars Peter Freden. Në takim, Osmani dhe Freden biseduan për çështje të ndryshme aktuale në nivel lokal, nacional dhe rajonal. “Mendoj se kishim një bisede interesante. Gjatë bisedës fitova përshtypjen se kryetari Rufi Osmani ka pikëpamje të drejta. Me të diskutuam për situatën në Gostivar pas incidentit dhe më vjen mirë që dëgjova se situata është përmirësuar. Po ashtu biseduam për politikat në Maqedoni. Kryetari kishte disa pikëpamje interesante për të cilat unë do të mendoj”, deklaroi në konferencën për shtyp pas takimit, ambasadori Freden dhe shtoi: “Folëm edhe për decentralizimin, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe bashkëjetesën në Gostivar, për politikat dhe sfidat në rajon. Ramë dakord se solucion i vetëm për të ecur para rajoni, është rruga drejt Bashkimit Evropian dhe të arrihet prosperiteti i mirëpritur nga secili qytetar” “E informova ambasadorin se situata në Gostivar pas incidentit të rëndë, po stabilizohet, respektivisht Komuna e Gostivarit me sektorin civil dhe policinë lokale kishin një bashkëpunim të frytshëm në drejtim të tejkalimit të situatës dhe tanimë pasojat dalë-ngadalë rikuperohen dhe jeta kthehet në normale. Biseduam edhe për procesin e decentralizimit, me ç’rast unë kërkova prej ambasadorit që t’i rekomandojë qeverisë së Maqedonisë që ky proces të avancohet duke marrë si mostër proceset e suksesshme në shtete multinacionale siç janë Belgjika, Zvicra dhe shtetet tjera të ngjashme”, deklaroi Osmani.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *