Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti debate të ashpra për incidentet

Parlamenti debate të ashpra për incidentet

9 mars-Reagime të ashpra nga deputetët shkaktoi fjalimi i Orhan Ibrahimit nga PDSH, i cili kërkoi dalje të BDI-së nga Qeveria, sepse ka lejuar, siç tha, “linçim” të shqiptarëve.
Sipas Ibrahimit dhe grupit të tij të deputetëve, inspirues kryesor dhe nxitës i raporteve të këtilla etnike është Qeveria, e cila, siç tha, nuk ka disponim për zgjidhje të këtyre problemeve.

Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot debaton për incidentet e fundit që ndodhën në autobusët e NPK-së dhe në afërsi të disa shkollave.

Në mbledhje mori pjesë edhe ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila i informoi deputetët për ngjarjet gjatë disa ditëve të kaluara, por edhe prej fillimit të vitit.

Ministrja theksoi se MPB-ja i ka ndërmarrë të gjitha masat për zbulimin e sulmuesve në këto incidente.

“Brengosja për incidentet ka arsyetim sepse ato nuk i kontribuojnë tolerancës, përkatësisht ndërtimit të tolerancës dhe bashkëjetesës në vend”, tha Jankullovska dhe shtoi se MPB-ja disa herë ka bërë thirrje që me përgjegjësi t’u qaset këtyre ngjarjeve.

Ajo bëri thirrje për sjellje përgjegjëse dhe ënim të dhunës nga të gjithë të pranishmit në mbledhjen e Komitetit, por edhe nga, siç tha, të gjithë ata të cilët kanë autoritet të ndikojnë për qetësimin e tensioneve.

“Për fat të keq, gjatë periudhës së kaluar ishim dëshmitarë të deklaratave të papërgjegjshme në opinion të cilat nuk korresponduan me të vërtetën. Konsideroj se është jashtëzakonisht me rëndësi që në momentet kur nevojitet e tërë shoqëria të angazhohet dhe të sillet në mënyrë serioze, të gjithë të jemi përgjegjës me deklaratat dhe informatat. Praktika tregoi se sjellja e papërgjegjshme mund të rezultojë me dhunë e cila mund të ketë edhe pasoja tragjike”, tha Jankullovska.

Ministrja i informoi anëtarët e Komitetit dhe ambasadorët e pranishëm dhe përfaqësuesit e përfaqësive diplomatike në vend se prej fillimit të vitit në tërë territorin e RM-së kanë ndodhur 25 incidente dhe se janë sulmuar 40 person, pjesëtarë të të gjitha bashkësive etnike. Tridhjetë e tetë prej tyre janë lënduar, pesë janë mbajtur për mjekim spitalor, ndërsa dy janë plagosur. Dhjetë prej këtyre incidenteve, në të cilat kanë qenë të kyçur kryesisht të rinj, kanë ndodhur në autobusët e NPK-së, ndërsa 10 në afërsi të shkollave.

Ministrja tha se në këto shifra nuk bëjnë pjesë incidentet e djeshit, por informoi se për MPB-në tashmë janë të njohur personat të cilët janë të dyshuar se janë pjesëmarrës në rrahje, përkatësisht, shkaktarë të dhunës.

“Besojmë se gjatë ditës do të prëfundojë procedura juridike në kuptim të njohjes së tyre nga ana e të dëmtuarve. Atëherë MPB-ja do të ketë mundësi që padinë penale për dhunë ta parashtrojë në Prokurorinë publike themelore dhe lënda të dorëzohet në insitucione të tjera, në mënyrë që në një procedurë juridike këto raste të marrin epilogun e tyre”, tha Jankullovska.

Kryetarja e Komitetit për marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Ermira Mehmeti, në fjalimin e saj theksoi se është koha për reagim urgjent dhe të pakompromis të institucioneve të shtetit, për të cilat, sipas saj, ky është test për gatishmërinë nëse ato mund ta kthejnë qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve kur dalin nga shtëpia.

Mehmeti potencoi se pjesëmarrësit në këto incidente duhet të nxirren para drejtësisë dhe se duhet të veprohet para se ky problem të shndërrohet në fenomen të përgjithshëm.

Për akuzat se pushteti është përgjegjës për ngjarjet e këtilla, ajo tha se është koha të hidhen poshtë tezat se Qeveria po udhëheqë politikë nacionaliste. Përgjegjësia do të jetë e shumicës në pushtet dhe e Qeverisë nëse personat nuk nxirren para drejtësisë”, tha Mehmeti.

Sipas saj, përpjekjet e këtilla për t’u sfiduar bashkëjetesa ka pasur dhe do të ketë, por, shtoi, ne jemi këtu që t’u themi atyre që krijojnë tensionime ndëretnike se do të dështojnë.

Reagime të ashpra nga deputetët shkaktoi fjalimi i Orhan Ibrahimit nga PDSH, i cili kërkoi dalje të BDI-së nga Qeveria, sepse ka lejuar, siç tha, “linçim” të shqiptarëve.

Sipas Ibrahimit dhe grupit të tij të deputetëve, inspirues kryesor dhe nxitës i raporteve të këtilla etnike është Qeveria, e cila, siç tha, nuk ka disponim për zgjidhje të këtyre problemeve.

Silvana Boneva nga VMRO-DPMNE vlerësoi se “fjalimi i Ibrahimit nuk është asgjë tjetër përveç se fjalim i urrejtjes” dhe se duke i pasur parasysh incidentet, duhet të shikohet interesi i të gjithë të rinjve në Maqedoni.

Mbledhja e Komitetit është ndërprerë pasi që Imer Aliu nga PDSH kërkoi nga kryetarja Mehmeti që t’i lejohet fjalim procedural.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *