Home / Lajme / Maqedoni / PDIU: Situata ndëretnike në Maqedoni të gjejë zgjidhje përpara se të jetë vonë

PDIU: Situata ndëretnike në Maqedoni të gjejë zgjidhje përpara se të jetë vonë

9 mars-Sipas saj, shteti maqedonas nuk po bën aq sa duhet për të krijuar një frymë bashkëekzistence dhe nëpërmjet diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve rrit mundësitë e ndodhive fatkeqe siç ishin dhuna brutale ndaj 15 të rinjve shqiptarë.

Situata ndëretnike në Maqedoni duhet të gjejë zgjidhje të shpejtë përpara se të krijohen rrethana të cilat do të dëmtonin rëndë bashkëjetesën e shqiptarëve me maqedonasit.

Ky reagim është bërë nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) në Shqipëri, e cila vlerëson se diskriminimi i vazhdueshëm i shqiptarëve në nivel shtetëror i ka lënë vendin ditët e fundit përplasjes fizike me motiv etnik ndërmjet të rinjve në Maqedoni, ku shqiptarët janë dhunuar barbarisht vetëm dhe vetëm pse i përkasin kombësisë shqiptare.

Nëpërmjet kësaj deklarate PDIU shpreh keqardhjen për rrahjen e 15 nxënësve shqiptar rrugës për fshatin Çiflik në jug të Shkupit në datën 7 mars dhe shpreh indinjatën ndaj autoriteteve shtetërore maqedonase që nuk parandalojnë ose ndëshkojnë kësilloj manifestimesh të dhunës ndaj pakicës shqiptare në Maqedoni.

“Kjo ngjarje është e përsëritur dhe paraprihet nga raste të tjera të ngjashme is rrahja në ndër-etnike në fillim në 3 mars në fshatin Vollkovë dhe Butel të Shkupit ; rrahje ndaj nxënësve shqiptarë në fshatin Stajkovc në 23 shkurt apo vrasja e nxënës 18 vjeçar Jashar Muhamed Ali i cili ndërroi jetë vjet në 8 prill pasi ishte rrahur brutalisht në shkollën e tij. PDIU ndjek e shqetësuar dhe e indinjuar zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe paralajmëron të gjithë faktorët shtetërorë, ndërkombëtarë por mbi të gjitha partitë shqiptare në Maqedoni mbi rrezikun që po kanoset me rishfaqjen e dhunës etnike në vendin fqinj”, theskon PDIU.

Sipas saj, shteti maqedonas nuk po bën aq sa duhet për të krijuar një frymë bashkëekzistence dhe nëpërmjet diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve rrit mundësitë e ndodhive fatkeqe siç ishin dhuna brutale ndaj 15 të rinjve shqiptarë.

“Indiferenca dhe apatia e institucioneve qeveritare maqedonase ndaj këtyre rasteve barbare të dhunës anti-shqiptare që dëshmohet nga mos-ndëshkimi i asnjë personi përgjegjës për to deri më tani, ka inkurajuar shtimin dhe përshkallëzimin e këtyre rasteve duke kërcënuar seriozisht sigurinë e banorëve shqiptarë në Maqedoni. Ne shprehin solidaritetin tonë të madh për bashkë-kombasit tanë në Maqedoni dhe I bëjmë thirrje institucioneve shtetërore maqedonase që të vihet në lëvizje për vënien para përgjegjësisë të autorëve dhe që të marra masa serioze për të parandaluar ngjarje të tilla që jo vetëm vënë në pikëpyetje bashkëjetesën ndër-etnike brenda Maqedonisë, por që kërcënojnë stabilitetin e mbarë rajonit”, thuhet në fund të reagimit të PDIU-së.
Shoqata “Pushkin” reagon njerëzishëm në lidhje me incidentin e mbrëmshëm, ku grupe të organizuara maqedonase kanë rrahur e malltretuar në mënyrë jashtënjerëzore disa nxënës shqiptarë tek po udhëtonin për shtëpitë e tyre. Kjo që ka ndodhur të jep përshtypjen e një shteti që me vetëdije po rindez zjarret e bashkëjetësës midis qytetarëve të zakonshëm. “Konsideroj se veprime të tilla çnjerëzore nga individ të organizuar mund të revoltojnë masën shoqërore për veprime të pakontrollueshme, gjë e cila mund të çojë deri në dhunë e protesta të vlimshme në mbarë vendin. Po qe se shteti nuk merr masa për rivënie të qetësisë dhe stabilitetit të veprimeve të pakontrolluara, atëherë gjithçka mund të dalë nga kontrolli dhe të krijohet një amulli që vështirë se mund të normalizohet”, potencon kryetari i Shoqatës “Pushkin” Bujar Plloshtani.
Partitë politike, dhe veçanërisht subjektet politike në pushtet duhet t’i koordinojnë veprimet e tyre politike kundrejt nismave të tilla që cënojnë bashkëjetesën ndërqytetare, dhe t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre vetjake për të luftuar krimin e organizuar shoqëror ndaj qytetarëve të pafajshëm.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *