Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Gjendje e mjerueshme në arsimin shqip në Maqedoni

PDSH: Gjendje e mjerueshme në arsimin shqip në Maqedoni

7 mars-Kjo Qeveri për nevoja të politikës ditore nxit incidente dhe konflikte nëpër shkolla, ku çdoherë dhe pa asnjë përjashtim pësojnë nxënësit shqiptarë si në Strugë, Shkup, Studeniçan, ku rrahjet e nxënësve shqiptarë janë bërë përditshmëri. Qeveria e sidomos participienti shqiptar në qeveri, BDI-ja nuk e pa të rrugës të merr masa as në rastet kur kemi jetë të humbura të nxënësve shqiptarë siç ishte rasti i vrasjes së nxënësit nga Kondova Muhamedali Jashari”, theksoi sekretari Memishi.

Sekretari për arsim, kulturë dhe shkencë pranë PDSH, Sheval Memishi ka shprehur shqetësimet lidhur me gjendjen e arsimit shqip në Maqedoni.

Ai njëkohësisht përmes kësaj konference ka uruar të gjithë mësuesit me rastin e kësaj feste.

“7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ditë me rëndësi kulturore në të gjitha trojet shqiptare, por për fat të keq për shqiptarët e Maqedonisë kjo ditë na përkujton gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendet arsimi shqip. Sot, nxënësit shqiptarë përballen me mungesë të kushteve elementare për mësim, pa kuadro të mjaftueshëm. Qindra nxënës shqiptarë mësojnë jashtë objekteve shkollore dhe në kushte mizore, si në rastet në Likovë, Veles, Studeniçan, Haraqinë, Bërvenicë, Zhelinë, Kumanovë, Manastir, Saraj, Dibër, Resnjë. Mospasja e kushteve elementare për mësim si dhe mos hapja e paraleleve në gjuhën shqipe, mësimi me orar të shkurtuar në tre turne, mungesa e objekteve shkollore akoma më shumë e vështirësojnë situatën”, theksoi Sheval Memishi.

Sipas tij, shumë nxënës shqiptarë si në rastin në Strugë, Gazi Babë, Resnjë, Veles, Manastir, Ohër, Idrizovë nuk e gëzojnë të drejtën elementare të mësojnë në gjuhën amtare shqipe, por janë të detyruar të mësojnë në gjuhën maqedonase.

“Nxënësit shqiptarë janë të detyruar të mësojnë nga tekste shkollore në të cilët lartësohet historia e një populli tjetër, atij maqedonas, në tekste ku nënçmohen dhe ofendohen shqiptarët dhe figurat historike shqiptare, në tekste ku shtrembërohet historia e popullit shqiptar dhe krejt kjo si pasojë e servilizmit dhe mosdijes të një strukture politike BDI që për fat të keq i përfaqëson shqiptarët në Qeveri. Kjo Qeveri për nevoja të politikës ditore nxit incidente dhe konflikte nëpër shkolla, ku çdoherë dhe pa asnjë përjashtim pësojnë nxënësit shqiptarë si në Strugë, Shkup, Studeniçan, ku rrahjet e nxënësve shqiptarë janë bërë përditshmëri. Qeveria e sidomos participienti shqiptar në qeveri, BDI-ja nuk e pa të rrugës të merr masa as në rastet kur kemi jetë të humbura të nxënësve shqiptarë siç ishte rasti i vrasjes së nxënësit nga Kondova Muhamedali Jashari”, theksoi sekretari Memishi.

Sipas tij, edhe arsimi universitar në gjuhën shqipe është një kapitull i hidhur për shqiptarët.

“Duke filluar nga diskriminimi i skajshëm në ndarjen e buxhetit për USHT-në, emërimi i një Rektori të jashtëligjshëm në USHT, nepotizmi i skajshëm, ulja e cilësisë së ligjërimit, përjashtimi i profesorëve eminent, joserioziteti në punë, keqmenaxhimi dhe keqpërdorimet e ndryshme financiare janë pasqyra e vërtetë e rangimit në vendin e fundit të USHT-së në listën e Universiteteve ne Maqedoni. Sot me 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të arsimit të shqiptarëve, Partia Demokratike Shqiptare alarmon opinionin se Arsimi i shqiptarëve në Maqedoni në të gjithë nivelet dhe me të gjithë format e mundshme antishqiptare, po dëmtohet dhe shkatërrohet dhe kjo situatë lë pasoja afatgjata për këta breza të të rinjve. Krejt kjo situatë katastrofale në arsimin shqip në Maqedoni ka një emër e ajo është BDI”,theksoi sekretari për arsim, kulturë dhe shkencë pranë PDSH-së, Sheval Memishi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *