Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Vrasja në Gostivar, politikë agresive nacionaliste

PDSH: Vrasja në Gostivar, politikë agresive nacionaliste

1 mars-“Gjithashtu ne si PDSH, kërkojmë urgjentisht nga faktori ndërkombëtar seriozisht të ndërhyje në mënyrë që kjo politikë e reprezaljeve që ushtrohet ndaj shqiptarëve, me lejen dhe politikën nënshtruese të Ali Ahmetit dhe BDI së, politikë e cila mund të rrezikoje seriozisht jo vetëm situatën këtu brenda por edhe më gjerë në rajon”, theksoi deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu.

“Duke ju shprehur ngushëllime edhe njëherë familjarëve të të vrarëve në Gostivar, vlerësojmë se ky akt mizor i ekzekutimit të të rinjve shqiptarë i tejkalon kufijtë e fatkeqësisë dhe dhimbjes familjare duke u shëndruar në një dhimbje dhe pezëm mbarëkombëtarë”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu nga Gostivari.

PDSH vlerëson se ekzekutimi i dy shqiptarëve nga një polic maqedonas është si rrjedhojë e një politike agresive nacionaliste jo vetëm e toleruar por edhe e ushqyer nga vazaliteti dhe politika nënshtruese e partisë së Ali Ahmeti e cila sic thuhet “burimin e ka që nga enciklopedia, përmendoret e kuajve në Shkup, brohoritjeve ku kërkohet vdekja e shqiptarëve, që me kalimin e kohës ky shovenizëm i paparë mori karakter institucional”.

“PDSH vlerëson se tentimet për ta paraqitur si rast aksidental apo rasat i izoluar nuk është asgjë tjetër përveç se krijimi i alibisë së rrejshme për krimet dhe terrorin që ushtrohet mbi shqiptarët nga ana e BDI-së, si argate e devotshme e Gruevskit. Ne e kemi të qartë se ky rast ishte prova gjenerale ku polici maqedonas vret shqiptarë, tash pritet premiera ku polici serb të vret shqiptarë në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim në mes policisë Serbe dhe asaj maqedonase të cilën ju si BDI e miratuat në parlament me propozim të Qeverisë”, theksoi deputeti Aliu.

Ai i bëri thirrje shtetit Shqiptarë dhe atij të Kosovës që të ndërhyjnë për ti mbrojtur shqiptarët e Maqedonisë.

“Gjithashtu ne si PDSH, kërkojmë urgjentisht nga faktori ndërkombëtar seriozisht të ndërhyje në mënyrë që kjo politikë e reprezaljeve që ushtrohet ndaj shqiptarëve, me lejen dhe politikën nënshtruese të Ali Ahmetit dhe BDI së, politikë e cila mund të rrezikoje seriozisht jo vetëm situatën këtu brenda por edhe më gjerë në rajon”, theksoi deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *