Home / Lajme / Maqedoni / PE kërkon datë për negociata me Maqedoninë

PE kërkon datë për negociata me Maqedoninë

14 mars-Në amendamentet e propozuara nuk ka asgjë për incidentet të cilat në periudhën e kaluar e mbronin Maqedoninë. Por për këtë eurodeputeti grek Nikolls Salavrakos, i mbështetur nga lituani Rolandas Paksas, kërkojnë fshierje nga rezoluta e termit “maqedonas”, si dhe përshëndeti suksesin në basketboll të Maqedonisë në Kampionatin Evropian, që nuk u mbështet shumë në diskutimin e mëngjesit në PE.

Parlamenti Evropian me shumicë votash në mesditë e miratoi rezolutën për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2011, në të cilën edhe njëherë eurodeputetët kërkojnë nga Këshili Evropian që në afat sa më të shkurtër të konfirmojë, datë për fillimin e negociatave për pranimin e Maqedonisë.

Në rezolutë nënvizohet edhe rëndësia që të mbështeten përpjekjet në procesin e integrimit evropian të vendit.
Në Rezolutën për përparimin e Maqedonisë, për të cilën sot do të votojë Parlamenti Evropian, janë propozuar shtatë amendamente të reja, por ato nuk duhet ta ndryshojnë në mënyrë qenësore tekstin e propozuar.

Raportuesi Riçar Hovit propozoi tre amendamente, me të cilët shton paragraf të ri në Rezolutën, në të cilën theksohet se “hapja e dialogut në nivel të lartë mes Komisionit dhe Maqedonisë më 15 mars 2012, paraqet një hap përpara në procesin e anëtarësimit të vendit në Union”. Duke e vlerësuar se “dialogu do të krijojë angazhime të reja në dobi të reformave dhe përforcimin e marrëdhënieve të ndërsjella në suaza të takimeve semestrale politike”.

Hovit e plotëson edhe tekstin me ndryshmet e ndodhura, rreth rëndësisë së perspektivës për anëtarësim në NATO dhe BE. Në këtë rast ai krahas samitit në NATO-s në maj të vitit 2012, e përmend edhe Këshillin e BE-së në ma të vitit 2012, në vend të atij të përmendur paraprakisht më lartë në mars të këtij viti. Ato sipas Hovit “janë raste të rëndësishme që të avancohet”. Hovit në rezolutën e aktualizon edhe paralajmërimin e Qeverisë së Maqedonie për dekriminalizimin e shpifjes.

Në amendamentet e propozuara nuk ka asgjë për incidentet të cilat në periudhën e kaluar e mbronin Maqedoninë. Por për këtë eurodeputeti grek Nikolls Salavrakos, i mbështetur nga lituani Rolandas Paksas, kërkojnë fshierje nga rezoluta e termit “maqedonas”, si dhe përshëndeti suksesin në basketboll të Maqedonisë në Kampionatin Evropian, që nuk u mbështet shumë në diskutimin e mëngjesit në PE.

Katër eurodeputetë nga grupi i Gjelbërve i kryesuar nga Daniel Kon-Bendit e përshëndet propozimin e Qeverisë greke për emrin e komplikuar të Maqedonisë, me përcaktim gjeografik. Këtë propozim, sipas tyre është bazë e mirë për kompromis, por me kusht të mos vendosen nën pikëpyetje identitetin kombëtar maqedonas, gjuha dhe kultura.

Rekomandimi për fillimin e negociatave mbetet në rezolutën, e cila në debatin ishte vlerësuar si reale. Të gjithë eurodeputet edhe një herë sot konstatuan se problemi kyç për Maqedoninë për pranimin e saja në rrugën e eurointegrimeve mbetet problemi i pazgjidhur me emrin.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *