Home / Lajme / Maqedoni / Policia apelon për anim korekt

Policia apelon për anim korekt

21 mars-SPB-ja në Tetovë, poashtu ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë që këto ndeshje të zhvillohen dhe pret nga organizatorët dhe tifozët të tregojnë shkallë të lartë të përgjegjësisë, vetëdije sportive. Policia në ndërkohë ka falënderuar qytetarët e Tetovës, për maturinë dhe mirësjelljen e treguar deri më tani karshi incidenteve të ndodhura dhe ruajtjen e gjakftohtësisë.

Para ndeshjeve ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit dhe Shkëndija Teteks, Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë apelon tek grupet e tifozëve të këtyre ekipeve që në mënyrë korekte dhe deri në fund të përkrahin ekipet e tyre, pa ofendime dhe brohoritje vullgare në baza etnike por edhe të përmbahen nga incidentete e mundshme, “SPB-ja e Tetovës, poashtu këshillon tifozët që para. Gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes, të sillen në mënyrë të disiplinuar, të mos bie pre e provokimeve dhe të mos shkaktojnë dhunë, sepse në të kundërtën do të përballen me implikime ligjore. Tifozët të cilët individualisht ose në mënyrë grupore do të jenë pjesëmarrës direkt në incidente, do të përballen me ligjin për pendim të dhunës dhe sjellje të pahijshme në ndeshje ndërsa varësisht nga pasojat e incidenteve do të mund të ndiqen edhe penalisht”, thuhet në apelin e Sektorit për pUnë të Brendëshme në Tetovë. SPB-ja në Tetovë, poashtu ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë që këto ndeshje të zhvillohen dhe pret nga organizatorët dhe tifozët të tregojnë shkallë të lartë të përgjegjësisë, vetëdije sportive. Policia në ndërkohë ka falënderuar qytetarët e Tetovës, për maturinë dhe mirësjelljen e treguar deri më tani karshi incidenteve të ndodhura dhe ruajtjen e gjakftohtësisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *