Home / Lajme / Maqedoni / Politika e gabuar, fatale për maqedonasit

Politika e gabuar, fatale për maqedonasit

8 mars-“Biseduam për rajonin, biseduam për Maqedoninë, hallet dhe problemet. U morëm vesh, që në shumë shpejt të kem një intervistë me zotin Bugajski, ndoshta brenda një muaji. I thash ato vlerësime që patjetër duhet t’i them, që janë shumë pesimiste nga ana ime dhe nga ana e PDSH-së, për ardhmërinë e Maqedonisë”, tha Thaçi. Ai ka shfaqur brengën e tij nga kursi qeveritar, që sipas tij, e largon Maqedoninë nga NATO dhe BE.

Shkup, 8 mars – Garnitura aktuale politike po udhëheq politikë të gabueshme, që mund të jetë fatale për maqedonasit, konsideron lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. Këtë porosi ai ka shfaqur drejtorit të qendrës për studime strategjike dhe ndërkombëtare Janush Bugajski.

“Biseduam për rajonin, biseduam për Maqedoninë, hallet dhe problemet. U morëm vesh, që në shumë shpejt të kem një intervistë me zotin Bugajski, ndoshta brenda një muaji. I thash ato vlerësime që patjetër duhet t’i them, që janë shumë pesimiste nga ana ime dhe nga ana e PDSH-së, për ardhmërinë e Maqedonisë”, tha Thaçi. Ai ka shfaqur brengën e tij nga kursi qeveritar, që sipas tij, e largon Maqedoninë nga NATO dhe BE.

“Pasoja për shqiptarët do të ketë, por ato do të zgjasin 2-3 vite. Unë mendoj se pasojat për maqedonasit mund të jenë fatale. Javën e kaluar presidenti bullgar në një mënyrë shumë më të rreptë se grekët, e kontestoi identitetin maqedonas. Nëse kjo varrë që e kemi nuk kishte guxim të mbyllet, do të hapen të reja. Nuk do të jetë vetëm Greqia, por Bullgaria, Serbia me Kishën. Kjo është kjo. Politikë e gabuar, pasoja fatale”, ka thënë Thaçi. Lideri i PDSH-së është i sigurt se BDI nuk do të kontribuojë me asgjë për integrim të shpejtë euroatlantik, as që ka iluzione se pas Çikagos, Ahmeti do të bëjë hap me të cilin do të nxisë rënien e Qeverisë. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *