Home / Lajme / Maqedoni / Poposki – Haxhinasto: Incidentet nuk guxojnë ta prishin bashkëjetesën dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore

Poposki – Haxhinasto: Incidentet nuk guxojnë ta prishin bashkëjetesën dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore

16 mars-“Të gjithë qytetarët patën mundësi lirisht të deklarohen, regjistrimi është në fazë të përpunimit dhe nga mesi i verës do të shpallen rezultatet. Çdo pohim se regjistrimi është shoqëruar me probleme lidhur me deklarimin e pakicave për përkatësinë e tyre etnike është i pasaktë dhe nuk ka lidhj me realitetin”, tha minsitri shqiptar.

Maqedonia dhe Shqipëria dënojnë çdo lloj incidente të cilat mund t’u shkaktojnë dëm marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe kërkojnë që kryesit t’i gjykojnë institucionet e sistemit. Dy vendet ndajnë vizion të përbashkët evropian, ndërsa Shqipëria e mbështet Maqedoninë për anëtarësim në NATO, theksuan shefat e diplomacive të të dy vendeve, Nikolla Poposki dhe Edmond Haxhinasto në konferencën e sotme për shtyp në Shkup.

“Dëshirojmë ta shohim Maqedoninë të përparojë drejt integrimeve në NATO dhe BE. E njejta ka të bëjë edhe me vendet nga arjoni, pa përjashtim, të cilat fillimisht duhet të integrohen ndërmjet vete, e më pas edhe në këto organizata”, tha Haxhinasto.

Lidhur me djegien e flamurit të Maqedonisë, ai potencon se ka parë se si digjet edhe flamuri shqiptar dhe konsideron se incodentet e këtilla nuk guxojnë të ndodhin, por ato gjithashtu nuk duhet t’i kompromitojnë marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, por duhet të dënohen, ndërsa fajtorët të nxirren para drejtësisë.

“Kërkuam nga të gjithë faktorët politik të tregojnë pjeskuri, qetësi dhe mbështetje ndaj institucioneve, në mënyrë që të mund t’i zgjidhin këto probleme”, theksoi Haxhinasto.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki e ndan qëndrimin e mysafirit nga Shqipëria.

“Cilido gjest, i cili synon prishjen bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në rajon dhe është ofendues për cilin do nga miqtë apo fqinjët tanë si në Maqedoni ashtu edhe në Shqipëro, duhet të dënohet dhe trajtohet në kuadër të institucioneve të sistemit. Kemi ardhmëri të përbashkët në kuadër të BE-së dhe NATO-s, ndajmë vlera të njejta dhe ashtu duhet të trajtohen të gjitha gjestet të cilat dëshirojnë ta prishin këtë qëllim dhe ardhmëri të cilën dëshirojmë ta ndërtojmë”, tha Poposki.

Në pyetjet e gazetarëve lidhur me pakicën maqedonase, shefi i diplomacisë shqiptare pohon se Tirana i respekton konventat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Shqipëria është shembull i mirë për respektimin e të drejtave të pakicave si dhe për konventat lidhur me atë që ishte përcaktuar gjatë misionit të kohëmëparshëm monittorues të Komitetit të Këshillit të Evropës”, pohon minsitri shqiptar Haxhinasto edhe përkundër faktit që të gjitha partitë e pakicave në atë vend formuan koalicion të përbashkët dhe e bojkotuan regjistrimin e kohëmëparshëm, në të cilin siç kumtuan, nuk u ishte lejuar ta shprehin përkatësinë nacionale.

I pyetur nëse pakicave u është shkurtuar e drejta e vetëpërcaktimit, Haxhinasto me qëndrim se ajo është informatë e gabuar dhe pohon se regjistrimi në Shqipëri ishte zhvilluar sipas të gjitha standardeve evropiane.

“Të gjithë qytetarët patën mundësi lirisht të deklarohen, regjistrimi është në fazë të përpunimit dhe nga mesi i verës do të shpallen rezultatet. Çdo pohim se regjistrimi është shoqëruar me probleme lidhur me deklarimin e pakicave për përkatësinë e tyre etnike është i pasaktë dhe nuk ka lidhj me realitetin”, tha minsitri shqiptar.

Për atë se kur Shqipëria do ta pranojë Maqedoninë nën emrin kushtetues, Haxhinasto pohon se Tirana e pranon Maqedoninë nën emrin kushtetues në marrëdhëniet bilaterale, por në organizatat multilaterale, siç thotë, janë të detyruar ta ndjekin politikën e vendosur të asaj organizate rreth kësaj çështjeje.

Në takim është bërë fjalë edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, posaçërisht në pjesën e infrastrukturës, energjetikës, për rëndësinë e Korridorit 8. Nga ana e Maqedonisë ishte kërkuar që të përshpejtohet hapja e vendkalimit kufitar Shepishtë – Trebishtë, ndërsa së shpejti pritet të ratifikohet në të dy vendet edhe marrëveshja për lëvizje të lirë me letërnjoftime.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *