Home / Lajme / Maqedoni / Pritet kanali ndërkombëtar për kontrabandë me drogë, 16 persona të denoncuar penalisht

Pritet kanali ndërkombëtar për kontrabandë me drogë, 16 persona të denoncuar penalisht

6 mars-Në bazë të informatës së marrë nga policia e Maqedonisë dhe masat e mëtejshëm dhe aktivitetet e ndërmarra, në 23.02 të vitit 2012 nga ana e policisë kosovare është kryer kontroll në banesën e marrë me qira nga personit Afrim.R në Ferizaj, ku janë gjetur 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroin, ndërsa i njëjti është arrestuar.

Qendra për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe krimit serioz – Reparti për tregti joligjore me drogë, në suaza të projektit “BESA” të INTERPOL-it, në bashkëpunim me shërbimin policor në Bullgari, në 28.04.2011, preu kanalin ndërkombëtar për transport të heroinës në relacionin Turqi-Greqi-Maqedoni, ku në kalimin kufitar “Dojrani i vjetër”, në automjetin e drejtuar nga një shtetas bullgar, konfiskuan gjithsej 9 kilogramë e 865 gramë heroin të cilësisë së lartë.

MPB sot kumtoi se në lidhje me rastin, penalisht janë denoncuar 16 persona.

Në momenti e realizimit të rastit, lideri i grupit kriminal Afrim R., vëllai i tij Jeton R., Mustafa F. dhe Ali E. ishin të pakapshëm për organet e repartit, ndërsa sipas njohurive operative të policisë, ilegalisht kanë kaluar në territorin e Kosovës.

Duke vepruar sipas padisë penale të parashtruara nga ana e Gjykatës Themelore Shkupi 1 personat Afrim R., Jeton R., Mustafa F.- “Badin” janë dënuar me burg me kohëzgjatje prej 13 viteve, ndërsa Ali E., me burg prej 10 viteve.

Nga ana e Sektorit për tregti të palejuar me drogë (ONTD) në shtator të vitit 2011 përfaqësuesve të shërbimit për luftë kundër drogës në Kosovë, përmes Interpolit u është parashtruar informacion i zbulimit se personat e përmendur gjenden në Kosovë dhe fshihen në një banesë me qira në Ferizaj, për këtë shkak nga ana e tyre është iniciuar hetim kundër të gjithave. Në bazë të informatës së marrë nga policia e Maqedonisë dhe masat e mëtejshëm dhe aktivitetet e ndërmarra, në 23.02 të vitit 2012 nga ana e policisë kosovare është kryer kontroll në banesën e marrë me qira nga personit Afrim.R në Ferizaj, ku janë gjetur 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroin, ndërsa i njëjti është arrestuar.

Gjatë zbatimit të hetimit nga ana e policisë kosovare është konfirmuara se edhe prestarët tjerët të grupit kriminel Jeton. R, Mustafa F. dhe Ali E., janë involvuar në rastin, me ç’rast është lëshuar urdhërarrest për ata edhe nga ane policisë kosovare

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *