Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet SOS numri i telefonit 15 505

Promovohet SOS numri i telefonit 15 505

18 mars-SOS numrin e ri telefonik e promovon ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski, i cili theksoi se prej tani qytetarët vetëm me një thirrje telefonike do të mund të paraqesin persona në rrezik social deri te institucionet e sistemit dhe t’ua lëshojnë punën më tej personave profesional.

Të gjithë qytetarët prej sot në SOS numrin e telefonit falas 15 505, do të mund të paraqesin keqpërdorimin e fëmijëve, pedofilinë, të pastrehët, personat e moshuar dhe të pafuqishëm, si dhe personat e tjerë të cilët janë në çfarëdo lloj rreziku social.

SOS numrin e ri telefonik e promovon ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski, i cili theksoi se prej tani qytetarët vetëm me një thirrje telefonike do të mund të paraqesin persona në rrezik social deri te institucionet e sistemit dhe t’ua lëshojnë punën më tej personave profesional.

“Secili qytetar qoftë minoren ose i rritur meriton kujdes të duhur përderisa në një moment ë caktuar të jetës së tij është gjetur në një situatë të rrezikut social. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve përderisa vërejnë ndonjë fëmijë i cili gjendet në rrugë dhe për të cilin ekziston dyshim se është shfrytëzuar ekonomikisht nga ana e grupeve tjera të rritura të apelojnë në 15 505 te SOS shërbimet sepse me një thirrje telefonike shpëtoni mijëra fëmijë të cilët kundër vullnetit të tyre janë në rrugë në vend se të jenë në shtëpi të ngrohtë familjare ose në bankat shkollore. Me një thirrje telefonike do të zgjojmë mijëra prindër të cilët e anashkalojnë edukimin e tyre dhe i lënë pas dore fëmijët e vet. Me një thirrje do të shpëtojmë edhe shumë fëmijë të tjerë të cilët në këtë ose në mënyrë tjetër janë gjetur në rrezik social: shfrytëzim i alkoolit, drogës, cigares dhe të ngjashme”, theksoi Ristovski.

Secili qytetar i cili do të vëren person të pastrehë ose person për të cilin parashikohet se nuk ka shtëpi është e nevojshme që ta paraqesë në 15 505 SOS telefonin. Me një thirrje telefonike në 15 505 do të mund t’u ndihmoni edhe të moshuarve ose personave të dobët të cilëve u është e nevojshme ndihmë e përditshme nga furnizimi i nevojave themelore jetësore, ilaçe she të ngjashme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *