Home / Lajme / Rajon / Protesta para ambasadës maqedonase në Tiranë

Protesta para ambasadës maqedonase në Tiranë

13 mars-Organizatorët e protestës të grupimit “Tifozët Kuq e Zi” u shprehën duke thënë se është obligim patriotik dhe kombëtar, për të reaguar dhe për të treguar kush jemi ne, dhe për t’u thënë që NE ishim këtu kur ‘ata’ erdhën. ‘Tifozët Kuq e Zi’ do të jenë aty ku i thërret atdheu.
Ata gjithashtu mbanin pankarta ku kërkohej të respektoheshin të drejtat e shqiptarëve, si dhe ribashkim të trojeve.

E-Plotsuar.

Protestë para ambasadës maqedonase në Tiranë për racizmin dhe
dhunën ndaj shqiptarëve. Kuvendi Civil, në bashkëpunim me UNIKOMB
dhe Tifozat Kuqezi, dënuan sot në një manifestim para ambasadës
sjelljen e autoriteteve maqedonase, duke i quajtur veprime naziskine dhe
të patolerueshme. Anëtari i Kryesisë së Kuvendit Civil, Taulant
Capa, i bëri thirrje në emër të grupimit protestues, faktorit
ndërkombëtar, që të reagojë sa më parë dhe të mos bëjnë
vëzhguesit sehirxhinj të destabilizimit. “Vetëm në pak javë janë
vrarë 2 shqiptarë, plagosur 30 të tjerë, djegur flamuri shqiptar dhe
sjellje të tjera nacionaliste të tepruara. Si faktori ndërkombëtar,
ashtu dhe politika shqiptare pasive dhe e pudrosur, kanë heshtur në
mënyrë të padenjë. Nacionalizmat agresive janë atavizma me
prapavija ideologjike, raciste fetare, shpirti i një bote të pashpirt
në ditët e sotme. Shqiptarët etnikë akuzojnë shtetin maqedonas së
ka dalë nga kontrolli duke lejuar nacionalizmin sllavo-maqedonas me
dukuri naziskine. Përgjegjësia është e segmenteve shtetërore të
inkriminuara që përdorin pseudonacionalizmin dhe e shesin si argument
për pushtet. Të respektohet marrëveshja e Ohrit dhe faktori
ndërkombëtar të ndërhyjë në mënyrë urgjente, sa pa qenë vonë.
Klasa shqiptare politike në Maqedoni të heqë dorë nga përçarja dhe
të bashkohet sa më parë. Kurse klasa politike në Shqipëri dhe
Kosovë të mos bëjë sehir, por të jetë parimore, për të mbrojtur
të drejtat e shqiptarëve kudo që ndodhen. Situata kaotike në Ballkan
ka një zgjidhje të vetme. Rishikimin territorial dhe secili të marrë
atë që i takon. Zgjidhja është bashkimi i shqiptarëve”, deklaroi
Capa në emër të Kuvendit Civil.

Ashtu siç ishte parashikur sot në Tiranë, në orën 12:00 u zhvillua protesta para ambasadës maqedonase te rruga e Kavajës.

Protesta u zhvillua si kundërpërgjigje në lidhje me videon e bërë publike dje në Maqedoni, ku është djegur flamuri kombëtar shqiptar, nga disa persona të maskuar të cilët digjnin flamurin dhe këndonin këngë antishqiptare.
Organizatorët e protestës të grupimit “Tifozët Kuq e Zi” u shprehën duke thënë se është obligim patriotik dhe kombëtar, për të reaguar dhe për të treguar kush jemi ne, dhe për t’u thënë që NE ishim këtu kur ‘ata’ erdhën. ‘Tifozët Kuq e Zi’ do të jenë aty ku i thërret atdheu.
Ata gjithashtu mbanin pankarta ku kërkohej të respektoheshin të drejtat e shqiptarëve, si dhe ribashkim të trojeve.
Më pas protestuesit vazhduan marshimin e tyre drejt qëndrës së Tiranës,
gjithmonë të shoqëruar nën një varg policësh.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *