Home / Lajme / Rajon / Protestë në Burrel, digjet flamuri maqedonas

Protestë në Burrel, digjet flamuri maqedonas

13 mars-Protesta është organizuar nga shoqata të të rinjve shqiptarë të këtij qyteti, të cilët kanë dënuar dhe akuzuar siç thuhet incidentet e fundit, vrasjen e dy të rinjve shqiptarë në Gostivar si dhe rrahjen e nxënësve shqiptarë në Shkup.

Në qytetin e Burrelit në Shqipëri sot u mbajt një protest kundër incidenteve të fundit dhe dhunës ndaj të rinjve shqiptarë në Maqedoni.

Protesta është organizuar nga shoqata të të rinjve shqiptarë të këtij qyteti, të cilët kanë dënuar dhe akuzuar siç thuhet incidentet e fundit, vrasjen e dy të rinjve shqiptarë në Gostivar si dhe rrahjen e nxënësve shqiptarë në Shkup.

Gjatë protestës të rinjtë kanë djegur flamurin maqedonas, ndërsa kanë vijuar edhe parulla “Shqipëri etnike”, “Poshtë Maqedonia”, “Ndal dhunës kundër shqiptarëve”, etj.

Protesta pas disa orëve është shpërndarë e qetë dhe se në të kanë marrë pjesë kryesisht nxënës të shkollave të mesme. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë , ashpër ka dënuar indentin e sotshëm të djegjes së flamurit maqedonas në Burel të Shqipërisë , si dhe parullat dhe brohoritjet ofenduese gjatë protestës para ambasadës së Maqedonisë në Tiranë. Incidentet e këtoij lloji , të përcjellura me parulla ofenduese dhe urrejtje , nuk shkojnë në të mirën e marrdhënieve të shkulqyera midis dy vendeve dhe ndërtimit të besimit midis dy popujve, thuhet në reagimin e MPJ të Maqedonisë. Presim që autoritetet shqiptare në frymën e marrdhënieve të mira fqinjësore , të dënojnë këto incidente , të ndërmarin masa për zbulimin e aktorëve si dhe të ndërmiren masa përkatëse për parandalimin e incidenteve eventuale të këtij karakteri, përfundon komunikata e MPJ e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *