Home / Lajme / Maqedoni / Protestuan takistët, kërkojnë nga shteti rrugëdalje

Protestuan takistët, kërkojnë nga shteti rrugëdalje

31 mars-“Ne duam që inspektoriati i transportit të na len të qetë dhe të mos na ngacmojë më. Kjo është një protestë paqësore dhe kjo është vetëm një paralajmërim se edhe ne dijmë të organizohena dhe të protestojmë thotë Jusuf Ahmeti. Ai më tej thotë se nuk kanë rrugë tjetër. “Në këtë shtet ku rrogat janë si në Kinë ndërsa kërkohet standarde evropiane.

Kanë protesuar në mënyrë paqësore në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, dhjetëra taksist të furgonave që transportojnë udhëtarë në linjën Tetovë-Shkup dhe anasjalletas. Protesta e tyre është mbajtur në pikën pagesore në afërsi të fshatit Zhelinë dhe ata kanë mbajtur pankarta ku kanë kërkuar kthimin e furgonave ose qeveria t`iu gjejë punë. “Kërkojmë që qeveria të na gjejë punë”, “ na ktheni furgonat dhe mos i merrni ata”. Kështu taksistët e paligjshëm kanë protesuar rreth një orë duke paralajmëruar se protestat e tyre do të vazhdojnë edhe në të ardhmen nëse nuk zgjidhet problemi. “Ne duam që inspektoriati i transportit të na len të qetë dhe të mos na ngacmojë më. Kjo është një protestë paqësore dhe kjo është vetëm një paralajmërim se edhe ne dijmë të organizohena dhe të protestojmë thotë Jusuf Ahmeti. Ai më tej thotë se nuk kanë rrugë tjetër. “Në këtë shtet ku rrogat janë si në Kinë ndërsa kërkohet standarde evropiane. Hapi tjetër i ardhëshm do të jetë parkimi i furgonave para ministrisë së transportit dhe ajo të na gjejë zgjidhje“ thotë Ahmeti. Ndërsa protestuesi tjetër Ramadan Alija kërkon që parlamenti të kthejë këtë ligj në rishikim dhe deputetët që i kemi votuar të mos rrijnë duarkryq, por le të rishikojnë këtë ligj pasi ata e dijnë se në këtë shtet papunësia është e madhe dhe sjellim ligje që të konfiskohen veturat e të papunëve. “Sipas mundësive ky ligj ka kaluar shumë shpejt në parlament dhe sipas mundësive ky ligj duhet të nxiret edhe një herë në rishikim. Maqedonia është shtet social ku ka shumë të papunë dhe duhet që deputetët të mos e sjellin punën që ne të ikim nga ky shtet dhe të kërkojmë të largohemi dhe ta urrejmë sepse edhe ne jemi banorë të këtij shteti dhe duhet të ketë tolerancë. Nëse minstri nuk i dëgjon kërkesat tona atëherë do të marrim masa radikale dhe do të marim furgonat tonë të cilët do ti dërgojmë tek ministria dhe le të kujdeset ajo për ta, pasi ne nuk kemi rrugëdalje tjetër”, thotë Ramadan Alija. Në mesin e protestuesve kishte edhe nga ata të cilëve u janë konfiskuar vetura në aksionet e inspektorëve të Ministrisë së Transportit. “Ma kanë marrë një veturë Ford Galaksia, policia mi zbriti udhëtarët dhe ma morën veturën. Ne rijmë në rrugë dhe i lusim udhëtarët të cilët udhëtojnë për në Shkup pasi edhe ne kemi dalur për bukë. Shteti le ta caktojë një çmim 200 apo 300 euro, që duhet të paguajmë dhe nuk është problem ne do i paguajmë. Kjo çka bëhet ndodh vetëm në Maqedoni, kjo ndodhë vetëm në relicionin Tetovë Shkup- Kumavonë, ndërsa për në Prilep dhe Manastir edhe patrulla nuk ka rrugës”, thotë Adem Ajdini. Protestat e tyre pritet të vazhdojnë edhe ditëve tjera.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *