Home / Lajme / Maqedoni / Provokohet sërish historiani dhe gazetari Arben LLALLA

Provokohet sërish historiani dhe gazetari Arben LLALLA

31 mars-Sipas Llallës ekziston mosmarrëveshje midis punonjësve të policisë të etnisë shqiptare dhe sllavomaqedonase. Këtë ai e ka vërejtur dy herë, por edhe nga deklarata e njëanshme e zëdhënësit të policisë së Tetovës

Pas incidentit të enjten mbrëma ku është ofenduar dhe është shkruar në maqedonisht Albaniski Majka në makinë familjare të Arben Llallës, sot në mëngjes në të njëjtin vend të automjetit është shkruar maqedonisht MAQEDONIA. Policia ka mbajtur shënime dhe fotografi por nuk ka marrë shenjat e gishtave të autorëve enigmë. Herën e parë autori shkrimit është sllavomaqedonasit S.J rreth 20 vjeç, i cili në sy të Arbenit ka shkruar Allbaniski Majka ku erdhi deri në fjalosje dhe mbërritjen e rreth 25 policëve me uniformë dhe civilë. Sipas Arben Llallës policia është treguar e njëanshme sepse për mediat e shtypit, ajo nuk ka deklaruar dy denoncimet e bëra nga ai dhe denoncimin e dëshmitarit shqiptar i ndodhur atyre.Sipas Llallës ekziston mosmarrëveshje midis punonjësve të policisë të etnisë shqiptare dhe sllavomaqedonase. Këtë ai e ka vërejtur dy herë, por edhe nga deklarata e njëanshme e zëdhënësit të policisë së Tetovës.
Këto gjëra nuk janë të rastësishme sepse midis grupit sllavëmaqedonas që ka sulmuar me ofendime Arben Llallën ka të rinj që prindërit janë punonjës së policisë dhe gjykatës së Tetovës. Siç duket këta kanë edhe miratimin e prindërve që bëjnë të tilla gjëra dhe policia nuk merr asnjë masë deklarojë Historiani Arben LLALLA.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *