Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët e Maqedonisë vlerësojnë se janë të informuar mirë për BE-në

Qytetarët e Maqedonisë vlerësojnë se janë të informuar mirë për BE-në

21 mars-Në periudhën nëntor 2010 – nëntor 2011, numri i shfrytëzuesve të Internetit në vend është rritur prej 42 në 50 për qind (në BE prej 63% në 64%. Internetin si burim të informacioneve lidhur me BE-në e shfrytëzojnë 29 për qind e të anketuarve në vend dhe 26 në BE. Prej tyre, numri më i madh u japin prioritet ueb faqeve informative në raport me ato institucionale.

Numri gjithnjë e më i madh i qytetarëve në Republikën e Maqedonisë besojnë se janë të informuar mirë për çështjet lidhur me BE-në, televizionin e shfrytëzojnë si burimin më të shpeshtë, ndërsa rrjetet sociale për shumicën janë mënyrë moderne për të qenë në rrjedhë me ngjarjet politike dhe mënyrë e mirë që të shprehet ndonjë qëndrim për çështje politike.

Këto janë një pjesë e rezultateve të Raportit kombëtar për Republikën e Maqedonisë në kuadër të Eurobarometrit 76, i cili fokusohet në qëndrimet dhe shprehitë e qytetarëve lidhur me informimin për çështjet lidhur me BE-në. Është zbatuar në 27-të vendet anëtare të BE-së dhe në pesë vende kandidate, në periudhën prej 5 deri më 20 nëntor të vitit 2011. Të anketuarit e kanë kryer hetimin me intervistimin e gjithsej 31.659 të anketuarve mbi një ekzemplar reprezentativ të popullatës të moshës prej 15 vjet e më lartë.

Sipas hulumtimit, 43 për qind e të anketuarve në Maqedoni besojnë se janë të informuar mirë për çështjet lidhur me BE-në kundrejt 38 përqindve në nëntor të vitit 2010. Në Union, nga ana tjetër, 33 për qind e të anketuarve vlerësojnë se janë të njoftuar mirë me këto tema.

Shumica e qytetarëve në mbarë Evropën zakonisht e përdorin televizionin si burim të informacioneve lidhur me BE-në. Katër herë më shumë të anketuar në Maqedoni se në Union e ndajnë mendimin se televizioni ofron shumë informacione lidhur me BE-në (44% kundrejt 11%), ndërsa 39 për qind në vend dhe 54 për qind në BE besojnë se informacionet e tilla janë të pranishëm në masë të mjaftueshme. Një numër i barabartë i të anketuarve në vend (nga 42%) vlerësojnë se televizioni e prezanton BE-në “në mënyrë shumë pozitive” dhe “objektive”. Në BE, pikëpamjen e parë e ndajnë 16 për qind, ndërsa të dytën 55 për qind e qytetarëve.

Në periudhën nëntor 2010 – nëntor 2011, numri i shfrytëzuesve të Internetit në vend është rritur prej 42 në 50 për qind (në BE prej 63% në 64%). Internetin si burim të informacioneve lidhur me BE-në e shfrytëzojnë 29 për qind e të anketuarve në vend dhe 26 në BE. Prej tyre, numri më i madh u japin prioritet ueb faqeve informative në raport me ato institucionale.

Rrjetet sociale për 58 për qind të qytetarëve në vend dhe 47 për qind në BE janë mënyrë moderne për të qenë në rrjedhë me ngjarjet politike dhe mënyrë e mirë për t’u shprehur qëndrim për çështjet politike.

Hulumtimi i opinionit publik Standard Eurobarometër zbatohet dy herë në vit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *