Home / Lajme / Maqedoni / Reagon Forumi Rinor Islam

Reagon Forumi Rinor Islam

8 mars-Nga ngjarjet e fundit shihen qartë se janë rritur zënkat etnike dhe këto probleme si duket iniciohen dhe përkrahen nga struktura të errëta dhe keqë dashëse, të cilat dëshirojnë të prishin bashkëjetesën e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë, prandaj një qasje e tillë është rrezik dhe problem që duhet marrë me seriozitet për të ardhmen e këtij shteti

Forumi Rinor Islam, reagon ashpër ndaj rrahjes brutale të 15 nxënësve shqiptarë, nga ana e disa personave të maskuar që dyshohet të jenë Maqedonas, nxënës këto që me autobusin e linjës 58 është dashur të arrijnë nëpër shtëpitë e tyre, por fatkeqësisht mbaruan në spitalin e qytetit.

Shprehim keqëardhje për familjarët e këtyre nxënësve të cilët janë mjaft të shqetësuar pas kësaj ndodhie dhe lusim Zotin e Madhëruar që t’ju lehtëson dhe ndihmon në këtë situatë.
Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masat e duhura, që këta “rrugaçë” dhe njerëz të prishur që thyejnë rendin publik dhe në baza etnike rrahin dhe i shkaktojnë problem etnitetit tjetër, të zihen dhe dalin para organeve të rendit. Poashtu kërkojmë nga politikanët dhe intelektualët që të ngrejnë zërin e tyre, ndaj këtyre ndodhive dhe incidenteve që ndodhin njëra pas tjetrës dhe ku shqiptarët janë viktima e tyre, që të fokusojnë mundin e tyre në mbrojtjen e qytetarëve.

Nga ngjarjet e fundit shihen qartë se janë rritur zënkat etnike dhe këto probleme si duket iniciohen dhe përkrahen nga struktura të errëta dhe keqë dashëse, të cilat dëshirojnë të prishin bashkëjetesën e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë, prandaj një qasje e tillë është rrezik dhe problem që duhet marrë me seriozitet për të ardhmen e këtij shteti.

Kërkojmë nga Qeveria të merr hapa serioze në përmirësimin e raporteve ndëretnike dhe ndërkonfesionale, për të ulur këto tensione, që kohën e fundit janë karakteristike në Republikën e Maqedonisë.
VMRO-DPMNE-ja sot ka shprehur keqardhje dhe i dënoi incidentet e shpeshtuara në stacionet e autobusave të NPK dhe apelojnë për shmangien e politizimit të tyre.

“Apelojmë që mos t’i vendoset kontekst etnik çdo incidenti që po ndodh në Republikën e Maqedonisë dhe edhe më shumë apelojmë deri te partitë politike që me kurrëfarë kushte të mos lejojnë që këto incidente të keqpërdoren për qërim hesapesh politike mes vete. Kjo do të ishte pa përgjegjësi ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe ndaj shtetit”, deklaroi sot Ilija Dimovski, drejtor i Qendrës për komunikime të partisë.

Ai theksoi se institucionet e sistemit kanë kapacitet të ballafaqohen me sfidat, dhunën dhe veprimet kundërjuridike që po ndodhin edhe në çdo shtet tjetër. Dimovski kërkoi që institucionet të veprojnë shpejtë dhe në pajtim me rregullat ligjore dhe sundimit të së drejtës.
LSDM-ja ka shprehur brengosje për incidentet të cilat marrin dimension ndëretnik, i ftoi institucionet kompetente shtetërore t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për parandalim nga eskalimi i mëtejshëm i tensioneve dhe ka dërguar apel deri te të gjithë vepruesit politikë që të mos i keqpërdorin këto incidente për qëllime ditore politike.

“Koalicioni në pushtet ka përgjegjësi të tregojë se Maqedonia është shtet juridik dhe se kryerësit, ata të drejtpërdrejtë dhe ata që i nxisin këto incidente të dënohen në mënyrë adekuate. Udhëheqësia politike e MPB-së ka përgjegjësi të plotë që ta ruajë besimin e qytetarëve në polici”, deklaroi sot sekretari i LSDM-së, Andrej Petrov.

Ai dërgoi apel deri te të gjithë qytetarët të mos i nënshtrohen, siç tha, provokimeve të paramenduara

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *