Home / Sport / Reali barazon, Barca në -6

Reali barazon, Barca në -6

Real Madrid ka pësuar për të dytën ndeshje radhazi një gol identik nga goditje dënimi, duke marrë dy barazime radhazi 1-1 dhe duke rihapur kampionatin që deri 5 ditë më parë ishte i mbyllur. Pas këtij rezultati, Barcelona është vetëm 6 pikë larg dhe duket sikur kampionati është rihapur, duke patur parasysh se ka edhe 10 ndeshje deri në fundin e tij dhe se madrilenët mund të presin ndëshkime afatgjata nga komisionet disiplinore të Federatës Spanjolle për gjestet e lojtarëve dhe stafit teknik të tyre.

Real Madrid ka pësuar për të dytën ndeshje radhazi një gol identik nga goditje dënimi, duke marrë dy barazime radhazi 1-1 dhe duke rihapur kampionatin që deri 5 ditë më parë ishte i mbyllur. Nëse një javë më parë ishte Kazorla që i dha barazimin Malagas në minutat shtesë, këtë radhë ishte Markos Sena që barazoi në minutën e 82-të për Vijarealin, në një ndeshje ku u ndëshkua me karton të kuq Murinjo, asistenti i tij Rui Faria dhe lojtarët Serxho Ramos e Ozil. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, por Reali kishte raste më të pastra për të shënuar. Gjithsesi, edhe këtë radhë gjyqtari ka falur kryesuesit e kampionatit disa herë për ndërhyrjet e tyre të rënda, si dhe nuk ka parë një penallti të dukshme në dëm të Nilmar.
Në pjesën e dytë është Reali që dominon krejtësisht lojën duke regjistruar rast pas rasti e duke mbyllur në zonë Vijarealin që dukej sikur po luante jashtë e jo në shtëpi. Si rrjedhojë, vjen edhe goli i avantazhit për madrilenët falë një gjenialiteti të Ozil dhe saktësisë vrasëse në zonë të Kristiano Ronaldos. Është minuta e 62-të dhe duket se ndeshja ka mbaruar pasi Vijareal dorëzohet plotësisht.
Por një faull i evitueshëm pranë zonës së rreptësisë nga Altintop në minutën e 82-të bën që madrilenët të shohin përsëri fantazmat e të dielës. Në fakt, ata nuk gabohen, pasi Markos Sena ekzekuton saktësisht duke mposhtur Kazijas dhe duke bërë që të shpërthejë nervozizmi i Murinjos. Ky i fundit shan gjyqtarin dhe për këtë arsye ndëshkohet me karton të kuq, ashtu si asistenti i tij Rui Faria i cili ishte larguar nga bankina që në fillimin e pjesës së dytë.
Nervozizmi transferohet edhe në fushë, ku Serxho Ramos merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet nga fusha, ndërsa më pas është Ozil që fillimisht proteston pranë gjyqtarit e më pas shan publikun, duke marrë një karton të kuq mëse të evitueshëm e duke shuar shanset e madrilenëve për të tentuar golin e fitores në minutat e mbetura.
Pas këtij rezultati, Barcelona është vetëm 6 pikë larg dhe duket sikur kampionati është rihapur, duke patur parasysh se ka edhe 10 ndeshje deri në fundin e tij dhe se madrilenët mund të presin ndëshkime afatgjata nga komisionet disiplinore të Federatës Spanjolle për gjestet e lojtarëve dhe stafit teknik të tyre.

Rezultatet
Sporting Gijon-Majorka 2-3
Atletiko Madrid-Atletik Bilbao 2-1
Valencia-Real Saragoza 1-2
Real Sociedad-Levante 1-3
Vijareal-Real Madrid 1-1

Renditja
Real Madrid 72, Barcelona 66, Valencia 47, Levante 44, Malaga 41, Osasuna 40, Atletiko Madrid 39, Espanjol 39, Atletik Bilbao 37, Rajo Vajekano 37, Majorka 36, Getafe 36, Sevilja 33, Real Sociedad 33, Granada 31, Real Betis 30, Vijareal 28, Racing Santander 24, Sporting Gijon 24, Real Saragoza 22.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *