Home / Sport / Regjistri Qendror pranon Shaqirin

Regjistri Qendror pranon Shaqirin

“Më datë 29 mars 2012, Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë, sektori Tetovë, ka dalë me qëndrim zyrtar, përmes së cilit pranon si legjitim Kuvendin e mbajtur më datë 2 mars të vitit 2012 dhe vendimet të cilat u sollën në të njëjtin kuvend. Me këtë edhe zyrtarisht del në shesh realiteti dhe e drejta rreth gjithë situatës së panevojshme të krijuar në KF Shkëndija dhe Kuvendin e saj”, deklaroi presidenti i Shkëndijës dhe automatikisht kryetari i Kuvendit të kësaj skuadre, Nuriman Shaqiri.

Situata në KF Shkëndija ndron nga momenti në moment dhe asnjëherë nuk mund të jesh i sigurtë në atë që pason. Mirëpo kësaj rradhe duket se kjo ‘telenovelë’ do të marrë verdiktin final, pasi që kësaj rradhe me vendim ka dalë Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë, sektori Tetovë, i cili si president legjitim të KF Shkëndija e pranon Nuriman Shaqirin. Rrjedhimisht bie poshtë tentimi i Idris Ibishit, që përmes një kuvendi tjetër paralele të vijë në krye të skuadrës kampione të Maqedonisë. “Më datë 29 mars 2012, Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë, sektori Tetovë, ka dalë me qëndrim zyrtar, përmes së cilit pranon si legjitim Kuvendin e mbajtur më datë 2 mars të vitit 2012 dhe vendimet të cilat u sollën në të njëjtin kuvend. Me këtë edhe zyrtarisht del në shesh realiteti dhe e drejta rreth gjithë situatës së panevojshme të krijuar në KF Shkëndija dhe Kuvendin e saj”, deklaroi presidenti i Shkëndijës dhe automatikisht kryetari i Kuvendit të kësaj skuadre, Nuriman Shaqiri, i cili tani pranohet si udhëheqës legjitim i skuadrës tetovare. Me këtë vendim të Regjistrit Qendror edhe zyrtarisht pranohet Kuvendi i mbajtur më 2 mars në zyrat e KF Shkëndija dhe në të njëjtin Nuriman Shaqiri mori mbështetje unanime nga ana e kuvendarëve për të vazhduar udhëheqjen e klubit. Gjithashtu në të njëjtin Kuvend u shkarkua nënkryetari i klubit Idris Ibishi dhe anëtarët e kryesisë Bekim Azizi dhe Jusuf Iljazi. Këta vendime të Kuvendit të Shkëndijës tani pranohen nga Regjistri Qendror, me çka Ibishi edhe përfundimisht mbetet jashtë skuadrës tetovare, edhe pse ditë më parë pikërisht përmes një Kuvendi paralel, ky i fundit u zgjodh kryetar i Shkëndijës. Stafi i gazetës Koha, kërkoi mendimin e Ibishit, rreth këtij vendimi të Regjistrit Qendror, mirëpo gjatë gjithë ditës nuk arritëm të biem në kontakt me të, pasi nga celulari i tij nuk morëm përgjigje. Rikujtojmë se Kuvendi i rregullt zgjedhor KF Shkëndija është mbajtur në vitin 2008, kur skuadra i’u dorëzua kryesisë së tanishme në krye me Nuriman Shaqirin, si dhe austriakut Matrin Potutchnik, president i kompanisë Messi Group. Kuvendarët e Shkëndijës kanë madat deri në tetor të këtij viti, kur do të duhet të organizohet Kuvend i rregullt zgjedhor, megjithse pritet që gjërat të qartësohen shumë më herët, pasi KF Shkëndija deri në muajin qershor duhet të transferohet në Shoqatë Aksionare.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *