Home / Sport / Renova barazon me 11 Oktomvrin

Renova barazon me 11 Oktomvrin

Skuadra e Renovës edhe pse dominoi gjatë gjithë takimit me 11 Oktomvrin, falë mos-shfrytëzimit të rasteve para portës kundërshtare dhe pakujdesisë në mbojtje në fund të takimit, në fund u desh të pajtohet me barazimin 1:1.

‘Gjipspunusit’ shiheshin si favorit i madh në këtë duel dhe që në fillim në fushë u vendosën në sulm, megjithse kanosjen e parë e kishin miqtë pas këtij depërtimi, mirëpo Zendeli nuk lejoi rezik. Pak më vonë përsëri miqtë ishin në aksion dhe Gjorevski tentoi portën, mirëpo përsëri gjeti Zendelin e përgatitur në portë. Renova në anën tjetër provonte të gjeje portën, mirëpo këta goditje nga distanca nuk ishin rrezik për portierin mysafir. Momenti i ndryshimit erdhi në minutën e 38-të, kur i riu Skenderi tërhoqi kundërsulm të shpejtë të Renovës, pasoi për Nuhiun i cili pasi shmangu mbrojtësin e fundit assistoi drejt Pandevit, që shënoi për epërsi të vendasve. Pak para pushimit vendasit për pak sa nuk dyfishuan rezultatin, mirëpo tentimi i Nuhiut u bllokua në kohë, ndërsa Siljanovski gjuajti skaj portës. Pjesa parë u mbyll me epërsi 1:0 të Renovës, ndërsa në fillim të pjesës së dytë vendasit humbën mundësinë më të mirë për të ngritur rezultatin. Pas një mosmarëveshje të miqve, mundësi e 100% e Skenderit, mirëpo ky u mendua gjatë, duke i dhënë kohë Korunovskit të shpëtojë gol të sigurtë. Renova vazhdoi të kërkojë golin e dytë dhe kanosjen e rradhës e solli Bajrami nga gjuajtja e lirë, mirëpo Korunovski ishte i shkëlqyeshëm në portë. Pakmë vonë Renova shënoi gol, mirëpo i njëjti u anulua për shkak të pozitës jashtë-loje. Në minutat në vazhdim vendasit humbën të tjera mundësi shënimi dhe në një far mënyrë huqjet e tyre paralajmëruan dënimin që do të sillnin miqtë. Ishte minuta e 85-të e takimit, kur pas rivënies nga këndi, Mojsovski shënoi gol në rrjetë të Renovës, për barazim të rezultatit në 1:1 dhe për qetësi totale në stadiumin e qytetit në Tetovë. Një pakujdesi e vogël në mbrojte shembi gjithë atë që u ndërtua për 85 minuta dhe tani vendasit duhej që në ato pak minuta të mbetur të kërkojnë golin e dytë. Jancevski u gjet në mundësi të mirë, por pa mundur të shënojnë, ndërsa edhe tentimet e ardhshme kishin të njëjtin epilog. Kështu pas 5 minutave kohë shtesë, arbitri Petar Mantev dha shenjë për përfundimin e lojës, ndërsa dy skuadrat duhej të pajtohen me ndarje të pikëve.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *