Home / Sport / Renova gati për sfidat kampionale

Renova gati për sfidat kampionale

Jemi duke shqyrtuar mundësinë që të zhvillojmë një përballje miqësore. Fillimisht ishim në bisedime me Lepencin e Kosovës për sfidën miqësore më 3 mars, mirëpo morën përgjigje negative në momentin e fundit nga pala kosovare. Tani jemi duke diskutuar që të njëjtën të zhvillojmë me ekipin e Rufesë së Miletinës”, deklaroi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Saiti.

Renova është rikthyer në Tetovë, që të vazhdojë me përgatitjet deri në fillim të sezonit pranveror. Ajo që është evidente në lojën e Renovës në përballjet miqësore ndaj Pelisterit dhe Dritës së Bogovinës është se ekipi ka forcuar mesfushën dhe sulmin, ndërsa do të duhet pak më shumë punë në mbrojtje. Dy golat e pranuar ndaj Dritës janë një sinjal për trajnerin Kostov dhe repartin e mbrojtjes se duhet përmirësim të shpejtë në këtë aspekt. Sipas Saitit terreni i vështirë dhe kushtet e vështira në terren nuk kanë mundësuar që futbollistët të japin maksimumin e tyre në përballjen e fundit, andaj nuk e fajëson aspak mbrojtjen. “Luajtëm me një ekip të kombinuar dhe ishte terreni i vështirë për të luajtur, pasi ishte me baltë, pasi këtë gjë e shkaktoi shiu i cili pa ndërprerë binte gjatë tërë përballjes. Andaj nuk mundem të akuzojmë mbrojtjen për golat e pranuara, por mund të them se jemi të kënaqur me qasjen e tyre profesionist ndaj përgatitjeve dhe ndeshjeve miqësore”, tha Saiti. Dhe më pas vazhdoi. “Jemi të kënaqur me angazhimin e plot të futbollistëve, pasi dhanë maksimumin në përgatitjet e deritanishme dhe secili prej tyre besojë se plotësoi kërkesat e trajnerit Kostov”. Drejtori sportiv i Renovës njoftoi se deri në fillim të sezonit pranveror ekipi do të stërvitet me një intensitet pak më të ulët se deri më tani dhe do të zhvillojë vetëm nga stërvitje në ditë. Siati nuk përjashtoi edhe një përballje miqësore në prag të sezonit pranveror. “Jemi duke shqyrtuar mundësinë që të zhvillojmë një përballje miqësore. Fillimisht ishim në bisedime me Lepencin e Kosovës për sfidën miqësore më 3 mars, mirëpo morën përgjigje negative në momentin e fundit nga pala kosovare. Tani jemi duke diskutuar që të njëjtën të zhvillojmë me ekipin e Rufesë së Miletinës”, tha në fund Saiti. Renova do të qëndrojë në Tetovë deri në fillim të sezonit , ku pritet të zhvillojë stërvitje dhe eventualisht ndeshje miqësore , nëse kushtet janë të mira në stadiumin në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *